BILD fshiu shkrimin kundër Bashës, Ballës nuk ‘i del e keqja’:...

BILD fshiu shkrimin kundër Bashës, Ballës nuk ‘i del e keqja’: Do publikoj çdo shkrim që vë gishtin në plagë

68
0
Shares

Ka mbetur ‘bllof’ dhe pa ‘gojë’ kreu i Grupit Parlamentar te PS, Taulant Balla, persa i perket artikullit me akuza të PD nga gazeta BILD.

Ai që i dha zë këtij shkrimi të Bild, dyshohet se ishte Taulant Balla, numri 2 i PS-së dhe kryetar i grupit parlamentar. Ndersa, sot, teksa gazeta ka fshirë artikullin, Balla eshte munduar te shpjegohet.

“PS nuk ka asnjë qëndrim për arsyen pse është fshirë, lexuar, sa është lexuar, kush e ka kuptuar një shkrim në një media të tillë.

Janë pafund media që kanë shkruar për këtë’, tha Balla për gazetarët, duke shtuar më pas se qenkan media të tjera të mëdha që kanë shkruar për këtë çështje.

“Kjo është një çështje e qartë si drita e diellit, janë publikuar kontratat që mbajnë firmën e Bashës. Pozicioni im personal dhe jo vetëm, është shumë i qartë që Basha ka gënjyer publikun shqiptar. Ai thoshte se 500 mijë dollarë janë dashamirës në SHBA, Luli thotë kam paguar, gjyqtari thotë jo. Këtë çështje sqarojeni me gazetën. Unë do ripostoj në FB time çdo shkrim që vë gishtin në plagë,”- tha Balla.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY