Fitorja e Mandisë ndaj Kryeministrit Rama, gjyqtarja iu referua edhe GJEDNJ

Fitorja e Mandisë ndaj Kryeministrit Rama, gjyqtarja iu referua edhe GJEDNJ

79
0
Shares

Ish-zv/kryeministrja Ledina Mandija ka fituar gjyqin ndaj Kryeministrit ndërkohë që gjykata administrative i është referuar edhe Gjykatës së Drehtave të Njeriut për të arritur tek vendimi në disfavor të Kryeministrit.

Gjykata i është referuar rastit Eskelinien vs Finland ku GJEDNJ ka mbrotur të drejtat e zyrtarëve publikë për të përfituar shpërblim për dëmin financiar të shkaktuar nga vendimi. Qeveria është e detyruar të paguajë disa paga mujore për Mandinë pas këtij vendimi të Gjykatës Administrative.

Në vijim të arsyetimit të gjykatës vertetohet edhe një herë se Kryeministri i merrte vendimet e veta në mënyrë arbitrare, pa u mbështetur në ,ligj dhe pa respektuar procedurat e detyrueshme për nxjerrjen e një akti zyrtar.

Ndërkohë gjykata në vendimin e saj kundër Kryeministrit Rama është mbështeur tek një praktikë bpllshme e kolegjit gjyqësor të Gjykatës së Lartë dhe vendime të tjera të kësaj Gjykate të cilat i kanë stabilizuar momentet e vendimarjes në raport me vlefshmërinë e akteve zyrtare. Mbështetur në këto praktika, gjykata e ka konsideruar urdhërin e largimit nga detyra të Avokates së Shtetit për Mandinë si jo të ligjshëm. “Akti si objekt gjykimi ka shkelje te formës dhe të procedurës që janë të asaj rëndësie dhe karakteri që kanë ndikuar drejtëpërdrjetë në nxjerrjen e tij. Si rrjedhim ai është absolutisht i pavlefshëm. Ligji kërkon që Avokati i Shtetit mund të shkarkohet me urdhër të Kryeministrit dhe me propozim të ministrit të Drejtësisë. Sikurse vertetpohet nga gjykata nuk ka pasur propozim nga Ministria e Drejtësisë, për më tepër ata kanë kërkuar që të mos përfshihen në këtë cështje për shkak se nuk kanë lëshuar ndonjë document në lidhje me rastin.

 

Mandija e coj ceshtjen ne gjykate me kerkesen per te mos njohur vendimin e paligjshem te Kryeministrit. Gjyqi nuk u nderpre as ne vitin 2017 kur Mandija si zv/ kryeministre dhe Rama do ti kishin zyrat fare afer njeri tjetrit.

Ne vijim Rama do të detyrohej që ta vendoste atë dhe në krye të grupit të Task Forcës për zgjedhjet si propozim direkt i Bashës.

Vendimi thote se “gjykata pranon pjesërisht kërkesë-padinë të bazuar në ligj e prova. 2. Konstatimin e pavlefshmërisë së aktit administrativ, Urdhrit nr.156, datë 07.10.2013 të palës së paditur Kryeministrit të RSh-se “Për lirimin nga detyra” si Avokat i Përgjithshem i Shtetit të paditëses Ledina Mandija. 3. Rregullimin e pasojave të kësaj pavlefshmërie duke u detyruar pala e paditur Avokatura e Shtetit e RSh-së të dëmshpërblejë paditësen me 6 paga mujore për shkak të zgjidhjes së kontratës së shërbimit publik pa shkak të arsyeshëm”.

Vendimi i plotë i gjykatës:

vendim Ledina vs KM

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY