A po godet Shullazi, babai i nje deshmitari ne gjyq vidhet dhe...

A po godet Shullazi, babai i nje deshmitari ne gjyq vidhet dhe dhunohet ne Durres

129
0
Shares

Nje person u grabit me dhune dje ne nje rruge te qytetit te Durresit nderkohe qe hetimet e mevonshme e lidhin grabitjen edhe me nje kercenim te mundshem.

Persona të pa identifikuar i kanë vjedhur me dhunë çantën me 250 euro dhe 150.000 lekë, 62 vjeçarit Naim Musai, banues në lagjen Nr. 13, Durrës.

Burimet policire bejne te ditur se Musai, është babai i ish-shoferit të biznesmenit Ylvi Beqja, i cili është edhe dëshmitar i mbrojtur i çështjes “Sullazi”.

I biri Besnik Musai dëshmoi kundër Emiliano Shullazit në gjyq për çështjen e ish-hotel ”Vollgës” në Durrës.

62-vjeçari është goditur dhe ka marrë dëmtime në trup dhe në kokë nga personat që akuzohen për vjedhje me dhunë në bashkëpunim.

Policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY