Burri padit kompaninë e filmave për të rritur për një arsye të...

Burri padit kompaninë e filmave për të rritur për një arsye të veçantë dhe të padëgjuar më parë

168
0
Shares

Një burrë me aftesi të kufizuar ka hedhur në gjyq site-in e njohur pornografik Pornhub për shkelje të Ligjit Amerikan për Aftësi të Kufizuara (ADA) duke mos pasur titra në videot e tyre me vlerësim x.

Yaroslav Suris ka ngritur një padi kundër faqes ndërkombëtare pornografike duke pretenduar se mungesa e titrave të saj është një mohim i te drejtave te tij, raporton TMZ.

Suris shprehu se ai ishte përpjekur të shihte permbajtje te ndryshme erotike, por nuk mundi të degjonte dialogun për mungesë titrash. Pornhub njoftoi në vitin 2018 që ata po vendosnin disa titra ne video per te ndryshuar situaten.

Por në përgjigje të kërkesës së tij për dëmshpërblim, një përfaqësues i kompanisë, ka deklaruar se e kuptojnë reagimin e tij dhe vendimin për t’i hedhur në gjyq, duke thënë me tej se ata përgjithësisht nuk komentojnë paditë që ju bëhen, por në këtë rast kanë dashur të theksojnë se e kanë një kategori të posaçme, e cila u vjen në ndihmë personave me probleme në dëgjim

BURIMI:TPZ/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY