VIDEO/“O zotëri unë do luftoj me bishën”, Zotimi i Kryemadhit: Me listat...

VIDEO/“O zotëri unë do luftoj me bishën”, Zotimi i Kryemadhit: Me listat e hapura shmang qejfmbetjet…

40
0
Shares

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ne nje bashkebisedim me gazetare, nxit miratimin e reformës zgjedhore edhe para 15 marsit.

“S’kemi pse presim 15 marsin nëse është vullneti politik. Opozita është gati për të dhënë rekomandimet e veta që tani. Sa më shpejt të ecim me reformën zgjedhore do të jetë proces pozitiv” u shpreh Kryemadhi në një konferencë për median. 

Kryemadhi ka thënë se PD-ja propozon sistem maxhoritar në gjithë vendin, ndërkohë që ajo vetë është për lista të hapura, pasi kështu do shmangte qejfmbetjet në LSI. Por për Kryetaren e LSI-së, debati për ndryshimin e sistemit është një lojë e Edi Ramës.

Nderkaq, Kryemadhi tha se Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i komisionit të reformës zgjedhore, pjesë e tryezës politike për këtë proces, është ushtar i Ramës dhe se beteja është për largimin e kryeministrit. Sipas Kryemadhit, asnjë qëndrim i opozitës së bashkuar nuk ka ndryshuar, dhe se i mbetet sistemit të drejtësisë të vendosë para përgjegjësisë personat e përfshirë në shit-blerjen e votave. Ajo tha se Gjiknuri është përgjegjësi e qeverisë.

“Unë do luftoj me bishën, jo me këlyshët e bishës, bisha në këtë histori është Rama, të tjerë janë ushtarë të tij, këlyshë të tij, që kanë bërë çfarë u ka kërkuar Edi Rama. Dënimi, është testi i Edi Ramës, e ka një nga kushtet e Bundestagut. Ne nuk lëvizim asnjë milimetër nga ato që kemi kërkuar. Nxjerrja përpara përgjegjësisë të të gjithë personave të implikuar në manipulimin e zgjedhjeve. Këtë detyrë e ka qeveria. Kjo i takon drejtësisë, dhe erdhi momenti të tregojë a është i kapur apo jo si sistem”, tha Kryemadhi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY