“T’i hiqet mandati”/PD i çon emrin tjetër Prokurorisë, kush është kryebashkiaku socialist...

“T’i hiqet mandati”/PD i çon emrin tjetër Prokurorisë, kush është kryebashkiaku socialist i dënuar më parë

115
0
Shares

Partia Demokratike kërkohen heqjen e mandatit për një tjetër kryebashkiak të PS-së. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkoi verifikimin e menjëhershëm të figurës së kryebashkiakut të Matit.

“Agron Malaj rezulton se ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar në një funksion publik. Është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për armëmbatje pa leje dhe sipas ligjit për demkriminalizimin i ndalohet kandidimi për jetë në një funksion publik,”tha Bardhi.

Bardhi publikoi edhe vendimin e Gjykatës.

“PD i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas të KQZ që të veprojnë pa asnjë vonesë me administrimin zyrtar të vendimit të gjykatës së Matit dhe heqjen e mandatit të kryetarit të bashkisë së Matit, Agron Malajt”.

Ky është rasti i pestë që PD denoncon pas atij të Shkodrës, Vorës, Baut të Dejës dhe Mallakastrës.

shkrese PP Agron Malaj

vendim denimi Agron Malaj

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY