Shqiptaret e Lugines, koalicion per zgjedhjet ne Serbi

Shqiptaret e Lugines, koalicion per zgjedhjet ne Serbi

51
0
Shares

Përfaqësuesit politikë nga partitë shqiptare të Luginës së Preshevës, Medvegjes dhe Bujanovcit do të jene bashkë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi. Aleanca u prezantua sot nga ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj pas nje takimi në Tiranë këta drejtuesit politikë te Kosoves Lindore.

Cakaj tha se kjo listë, e cila bazohet në parime të qarta programore, do të quhet “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”. Nëpërmjet marrëveshjes së nënshkruar, për herë të parë, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshim, Partia Demokratike, Lëvizja Reforma në PDSH dhe Lëvizja e Progresit Demokratik, do të veprojnë me një program, sa herë do të jenë në pyetje parimet kombëtare dhe çështja e Luginës së Preshevës. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje shënon bashkimin e palëve për të siguruar një përfaqësim sa më të lartë dhe për të krijuar një pozicion sa më të fuqishëm prej zgjedhjeve parlamentare në Serbi.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Cakaj vlerësoi arritjen e kësaj marrëveshjeje ndërsa sa i takon funksionit që do të ketë kjo marrëveshje ai shtoi se lista do të ketë në fokus ngritjen e shqetësimeve me të cilat përballen shqiptarët e Luginës, duke filluar nga arsimi në shqip, përdorimi i lirë e i hapur i simboleve kombëtare, si dhe rritja e përfaqësimit në institucionet shtetërore.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY