Basha me Komisionerin per Zgjerimin: Dakordesi të plotë se zgjidhja e krizës kalon përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme

Ndaje

Kreu i PD, Lulzim Basha tha pas takimit me Komisionerin e ri për Zgjerimin se gjetem dakordësi të plotë se zgjidhja e krizës kalon përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, sipas kushteve të Bundestaguit.

Deklarata e Bashes:

Së pari, dua të përshëndes dhe të mirëpres ardhjen e një komisioneri si Varhelyi në portofolin shumë të rëndësishëm të Zgjerimit, që ka të bëjë me anëtarësimet e vendeve të reja. Më prezantoi me strategjinë që do të paraqesë ai dhe presidentja e re e Komisionit, Von der Layen, strategji të cilën unë dhe opozita e bashkuar e mbështesim plotësisht.

Nga ana jonë prezantuam dhe gjetëm dakordësi të plotë se zgjidhja e krizës së rëndë politike në Shqipëri, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të paraprira nga një reformë zgjedhore dhe zbatimi i asaj reforme sipas kushteve të Bundestagut dhe hapja e negociatave të anëtarësimit, janë dy objektiva madhore në harmoni dhe në përputhje të plotë me njëri – tjetrin.

Në këtë kuadër mirëprita ndihmën e Bashkimit Europian që mundësoi dialogun politik për reformën zgjedhore jashtë parlamentit ilegjitim të dalë nga krimi i organizuar, si hap i parë për të çuar drejt rivendosjes së demokracisë reale në Shqipëri, ku qytetarët dhe jo kriminelët të zgjedhin pushtetarët që nga parlamenti, qeveria, kryebashkiakët, e kështu me radhë.

Pa ndodhur kjo, pa kthyer legjitimitetin e institucioneve kryesore në vend asgjë nuk do të bëjë përpara- nuk do të ketë as zhvillim, as punësim, as ekonomi dhe as ndalje të emigracionit që po shpopullon Shqipërinë me ritme të frikshme.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje