Krimi në vendin e punës, ekstradohet shqiptari i parë drejt Britanisë

Ndaje

Një 24-vjeçar shqiptar i dënuar për vrasjen e pronarit të tij britanik është arrestuar në Shqipëri dhe më pas është ekstraduar drejt Britanisë.

Në pranga është vënë shtetasi Elton Sefa., 24 vjeç, banues në Durrës. Ndërsa policia thotë se ky është ekstradimi i parë nga Shqipëria drejt Britanisë.

“Shtetasi E. S., më datë 17.04.2018, rreth orës 14:30 ka sulmuar pronarin ku punonte, shtetasin J. Ë., duke i shkaktuar atij vdekjen. Pas kryerjes së vrasjes, E. S. është larguar nga territori i MB-së dhe është arrestuar në Shqipëri, me qëllim ekstradimi drejt Anglisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Ekstradimi i këtij shtetasi është bazuar në urdhrin që mban datën 05.01.2018, të Gjykatës së Magjistratëve në Ëestminster, Mbretëri e Bashkuar, pasi nga kjo Gjykatë është caktuar masë sigurimi “Arrest në burg “ për këtë shtetas, për veprën penale “Vrasja”, parashikuar nga legjislacioni penal britanik.

Ky shtetas ka bërë rekurs ndaj vendimit të lejimit të ekstradimit në shtetin britanik, por Kolegji Penal ka rrëzuar kërkesën e tij dhe është lejuar ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar.

/DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje