E PLOTE/Marrëveshja për reformën zgjedhore, kë falenderoi Basha, planet e opozitës pas...

E PLOTE/Marrëveshja për reformën zgjedhore, kë falenderoi Basha, planet e opozitës pas 15 Marsit

47
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basham, deklaroi sot nga selia blu se sapo të përmbyllet reforma zgjedhore, opozita do të nisë me shtyrjen përpara të procesit të zgjedhjeve të parakoshme parlamentare në një ditë me zgjedhjet lokale.

PJESE NGA DEKLARATA E PLOTE

Dita e djeshme shënon edhe hapin e parë për përfundimin me sukses të procesit të diktuar nga udhërrëfyesi të Bundestagut që do ta çojë Shqipërinë drejt zgjedhjeve parlamentare të lira dhe të ndershme; vlerësimit të procesit farsë dhe ilegjitim të 30 qershorit dhe zgjedhjeve lokale në një ditë me zgjedhjet parlamentare, vënies në funksion të plotë të drejtësisë të pavarur që nuk mbron, por ndëshkon qeveritarët e korruptuar dhe krimin e organizuar; ndëshkimin e krimit elektoral nga Dibra në zgjedhjet e vitit 2017 e kudo. Dhe, në këtë mënyrë, do të sigurojë për shqiptarët hapjen e negociatave me gjithë benefitet që kjo sjell në kuptimin politik, shoqëror, ekonomik dhe financiar për qytetarët shqiptarë kudo ku janë. Pavarësisht prej propagandës së shfrenuar të atij që, për katër muaj me radhë, u mundua të anashkalojë kushtet e Bundestagut dhe të diktojë një farso-reformë me një farso-parlament dhe një farso-opozitë, faktet janë këto:

1. Reforma Zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e dalë me votat e blera dhe pseudo-opozita e blerë me paratë e krimit dhe të oligarkisë.
2. Vendimet për reformën zgjedhore do të merren me konsensus midis dy palëve- opozitës së bashkuar dhe parlamentit monist, plus patericat e veta
3. parlamenti vetëm do të noterizojë formalisht marrëveshjet e tryezës politike, nga e cila vendimet do të dalin me konsensus.

Këto janë tre kushtet që opozita e bashkuar vendosi në tetor, vetëm javë apo ditë pas rezolutës së Bundestagut. Këto janë tre kushtet me të cilat u mandatuan përfaqësuesit e opozitës së bashkuar. Këto janë tre konkluzionet e takimit të djeshëm midis palëve, konkluzione të cilat u arritën jo për shkak të vullnetit të mirë të palës tjetër, por për shkak të presionit ndërkombëtar, për të shtyrë përpara axhendën e shëndoshjes së demokracisë së sëmurë në Shqipëri, dhënies fund shtetit të falemintuar dhe të dështuar të qeverisë korruptuar të Edi Ramës dhe dhënies së shanseve dhe mundësi të njëjta shqiptarë si çdo qytetar tjetër në Europë.

Për këtë arsye dua ta nis këtë bashkëbisedim me një falënderim të thellë për, në radhë të parë, Bundestagun Gjerman, jo vetëm për partinë tonë simotër CDU/CSU të Angela Merkel, por edhe partinë tjetër Social Demokratët gjermanë, të cilët me përgjegjëshmëri të lartë i dhanë fund një periudhe të dëmshme, heshtje, cinike dhe mospërfillje të problematikave të thella të demokracisë shqipatre për hir të një stabilitet të shtirë dhe kuptuan se gremina, në të cilën po e çonte vendin autokracia e inkriminuar e Edi Ramës, do të kishte pasoja të rënda jo vetëm për shiqptarët, por edhe për rajonin dhe për Europën, pasoja të cilat filluan të ndihen si në aventurat rajonale që mund ta zhysnin Ballkanin në luftë ashtu edhe në valët e emigracionit që kanë pushtuar me numra të pakrahasueshëm edhe me vende ku ka luftë apo luftë civile në Europën Perëndimore, për shkak të emigracionit si një nga shprehjet e dëshpërimit, ku është zhytur Shqipëria, nën qeverisjen e dështuar të Edi Ramës. Falënderimi i parë i takon Bundestagut Gjerman e në veçanti Kristian Demokratëve dhe Kristian Socialëve gjermanë të cilët edhe në fjalët e vetë, krerët aktualë të qeverisë janë njerëzit më të informuar për çfarë ka ngjarë dhe po ngjet në Shiqperi.

Falenderim kam edhe për komunitetin ndërkombëtar dhe përfaqësuesit e tyre në Tiranë, për SHBA dhe BE, vendet anëtarë të BE dhe, në veçanti për ambasadorin britanik, Duncan Norman, përmes së cilit u vu në lëvizje mekanizmi i cili çoi në plotësimin e tre kërkesave të opozitës, pavarësisht se me katër muaj vonesë.

Sot jam këtu për të garantuar se, në radhë të parë, qytetarët shqiptarë, demokratët, mbështetësit e opozitës së bashkuar, socialistët e zhgënjyer, trishtuar dhe të dëshpëruar nga metamorfoza e partisë së tyre në një grupim që mbron interesat e krimit dhe të oligarkisë e, në veçanti, rininë shqiptare se procesi që do të nisim ka një dhe vetëm një qëllim: Të kthejë lirinë e votës, të kthejë mundësinë që çdo shiqptar, përmes votës të tij dhe të saj, të vendosë që sot e tutje qeverinë që do, parlamentin që do, kryebashkiakët që do dhe t’i shkarkojë ata me votë të lirë, siç ndodh, pavarësisht prej ndonjë mangësie, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut e kudo tjetër në rajon, siç ndodh e duhet të ndodhë në çdo vend në rajon.

Kjo betejë nuk bëhet as për karriket tona, as për fatet tona politike. Mandatet tona i dogjëm, pikërisht për t’i treguar botës mbarë se këtu demokracia ishte ne grahmat e fundit. Sakrifica e mandateve të djegura, moslegjitimi i farsës së 30 qershorit solli atë që çdokush mund ta konsideronte të pamundur para këtyre vendime – vetëdijësimin e perëndimit se Shqipëria edhe një herë ka nevojë për vëmendje dhe ndihmë për të ndaluar rënien në një autokraci kriminale dhe për t’u rikthyer shqiptarëve mundësitë, liririnë për të vendosur me votë për të jetuar dhe punuar me nder në vendin e tyre të çliruar nga totalitarizmi, autokracia dhe kriminaliteti në çfarëdo forme dhe mënyre të rikthehen ato.

Të mos keni asnjë dyshim, ky është vetëm fillimi i një beteje, e cila do të konsiderohet e fituar vetëm atëherë, kur ne të kemi një proces zgjedhor, që do të sjellë një parlament dhe një qeveri të dalë nga vullneti i qytetarëve me instrumente të mjaftueshme kontrolli dhe balance, që do të garantojnë një herë e përgjithmonë fundin e akteve të turpshme që kemi parë në këto vite 7 vite – që nga dhunimi i të drejtave themelore të njeriut, shkatërrimi i pronës, vënia e institucioneve në dispozicion të kriminelëve dhe oligarkëve, shtypja pa mëshirë e qytetarëve të thjeshtë, plaçkitja e tyre, qoftë me taksa të rritura, me çmime të rritura të naftës, të energjisë, shtyrja drejt emigracionit, dëshpërimit, deri vetëvrasjes, e mijëra bashkëatdhetarëve tanë, monopolizimi i arsimit, shëndetësisë, ekonomisë, vrasja e konkurencës, që janë produktet e vetme të qeverisë së dështuar në Edi Ramës.

Për opozitën, objektivi politik është i qartë, largimi i një orë e më parë e kësaj qeverie përmes zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe të ndershme, të cilave do t’u paraprijë një reformë zgjedhore sipas standardeve të diktuara nga OSBE/ODIHR.

Në 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman, pas konstatimit të qartë të krizës politike të rëndë që ka pllakosur në Shqipëri, kushti i parë është miratimi i Reformës Zgjedhore.

Dua ta them qartë për këdo që ndoshta me të vertetë nuk e ka kuptuar, se ky është i vetmi kusht ku opozita ka një rol për të luajtur dhe e ka luajtur këtë rol me vetëdije të plotë dhe në shërbim të një dhe një interesi të vetëm, interesit të qytetarëve shqiptarë.

Po të ishte për interesa politike meskine, po të ishte për ekuacione pushtetesh e karrikesh, kishte dhjetëra rrugë të tjera të cilat ne i kemi refuzuar dhe do t’i refuzojmë me përbuzje.

Beteja jonë është që ju, qytetarët shqiptarë, të vendosni me votën tuaj, parlamentin e ardhshëm, qeverinë e ardhshme, kryebashkiakët e ardhshëm një orë e më parë. Kurrë nuk ka qenë më e madhe nevoja, kurrë nuk ka qenë më ulëritëse kërkesa për ndryshim.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY