“Të ishte tutor do kishte lek të madh”, flet babai i Hermes Nikajt: 200 mijë i gjetën në bankë

Ndaje

Ka tërhequr vemendje historia e Hermes Nikajt, “Zogut të Tiranës”, i cili prej disa javesh ndodhet në burg, nen akuzen e “Shfrytëzim prostitucionI” dhe gjykata  po punon ende për zbardhjen e çështjes.

Në “Shqipëria live”, babai i tij Mariglen Nikaj foli në  Top Channel për këtë gjë. Ai u shpreh se i biri i tij nuk ka lidhje me këtë çështje dhe ai në bankë ka vetëm 200 mijë lek.

“Djali im jo vetëm nuk është marrë me këto gjëra që thuhen në media, jo tutor e ku di unë, se po të ishte tutor ai do kishte lekë të madh, por atij 200 mijë lekë të vjetra iu gjetën në bankë. Djali mua më ka thënë, këto herë që unë kam qenë në burg ta takoj, se jo vetëm nuk ka qenë lakuriq, por kemi qenë në tavolinë me nga një pije energjike dhe janë gënjeshtra këto që thuhen”, tha ai.

“Të nesërmen që është arrestuar e kam takuar dhe më ka thënë këto fjalë që po ju them. Para se të arrestohej erdhi në shtëpi, ndenji 2-3 orë deri pasdite dhe iku. Është një monstruozitet i madh. Unë si mashkull, nuk mund t’i marr me zor këtë vajzën apo djalin t’i çoj lart. Nuk flitet as për marrje lekësh e as për dhënie lekësh. E kam takuar atë djalin që ka qenë me ta në hotel”, tha i ati.

/DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje