Lirimi i Dokles, prokuroria tregon cfare do te beje. Cfare ishte banda...

Lirimi i Dokles, prokuroria tregon cfare do te beje. Cfare ishte banda e Durresit

753
0
Shares

Prokuroria e Krujës reagoi fill pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për lirimin e Endrit Dokles nga burgu pavarësisht kundërshtimit nga organi i akuzës.

Përmes një njoftimi për shtyp, prokuroria shpjegon se vendimi i gjykatës nuk është i mbështetur në ligj, ndërkohë që konfirmon se do të bëjë ankimim për këtë vendim.

Cili ishte vendimi i gjykates se Krujes:

Gjykata e Krujës fillimisht i ka konvertuar burgun përjetë në burg me 25 vite burg për sjellje të mirë dhe më pas ka urdhëruar lirimin e tij, me arsyetimin se ka kryer tre të katërtën e dënimit, po me arsyetimin për sjellje të mirë.

Prokuroria theksoi se vendimi nuk shpërfill vetëm dënimin me burg përjetë për të, por edhe një dënim që i Endrit Dokle e ka marrë në vitin 2013 me 16 vite burg për drejtimin e një organizate kriminale nga qelia ku vuante burgun përjetë.

Endrit Dokle kishte krijuar emrin si një prej anëtarëve më të dhunshëm dhe më të rrezikshëm të Bandës së Durrësit. Të gjitha krimet e tij u zbuluan gjatë procesit gjyqësor nga Adriatik Coli, i penduari i kësaj bande dhe një person i paguar për të vrarë armiqtë e bandës famëkeqe të Durrësit.

Banda e Durrësit:

Banda kriminale, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit. Vulën e anëtarëve të saj dyshohet se mbajnë një sërë vrasjesh të ndodhura në Durrës e Tiranë, nga viti 1998 e në vazhdim, si vrasja e Dritan Sallakut, më 17 tetor 1998, në qytetin e Durrësit, e shtetasve Viron Curri e Arjan Paja dhe plagosjen e shtetasit Marsel Sotiri, më 29 tetor 1998 në fshatin Rrushbull të Durrësit.

Në vitin 1999, pasi kishin dështuar një vit më parë për vrasjen e Sotirit, i cili ishte plagosur, organizata ndërmori një aksion dhe e ekzekutoi atë më 22 gusht, në zonën e Plazhit. Në vitin 2000, banda akuzohet për vrasjen e Dritan Dishës, më 9 qershor, në fshatin Shenavlash të Durrësit.

Ndër vrasje të tjera është edhe e Ervin Lames, më 14 janar 2002, në lagjen nr. 3 të qytetit të Durrësit. Pas vrasjes së Saliut, organizata që u vendos nën drejtimin e Dokles, akuzohet për vrasjen e Avni Gashi, më 13 tetor 2005, në Tiranë.

Më 30 tetor 2005, organizata e Indrit Dokles ekzekutoi në Tiranë, pranë stadiumit ‘Qemal Stafa’, shtetasin Ilir Koldashi. Për qëllimet e tyre, drejtuesit e “Bandës së Durrësit” përdornin edhe vrasës me pagesë, si shtetasit Elvin Hoxhosmani, Selman Heti, Spartak Kalthi dhe Alban Neli.

Reagimi i plotë i Prokurorisë së Krujës:

Njoftim në lidhje me proçesin gjyqësor për kërkesën e të dënuarit Endrit Dokle

Gjykata e Shkallës së Parë Krujë me vendimin nr. 6/123 datë 14.01.2020 vendosi : “Pranimin e kërkesës së kërkuesit Endrit Dokle. Lirimin me kusht të kërkuesit Endrit Dokle, i biri i Mensurit dhe i Rahimes datëlindja 31.12.1983, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, duke e vënë në provë për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh. Në zbatim të nenit 60 pika 9 të Kodit Penal detyrohet Endrit Dokle që gjatë kohës së provës të mos shoqërohet me persona të caktuar kryesisht me të dënuar apo bashkëpunëtorë të veprës penale. Në zbatim të nenit 60 pika 10 e Kodit Penal detyrohet kërkuesi Endrit Dokle që gjatë periudhës së provës të mos zotërojë, mbajë apo përdorë armë. Urdhërohet kërkuesi Endrit Dokle të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës”.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë ka qenë pjesmarrëse në këtë proçes dhe ka mbajtur qëndrimin e plotë për rrëzimin e kërkesës, me arsyetimin se jo vetëm se nuk plotësohen kushtet ligjore të parashikuara nga neni 64 i Kodit Penal, por edhe se nuk ekzistojnë të provuara arsyet e veçanta që kërkon norma.

Gjithashtu prokuroria ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares së çëshjtes me arsyetimin se i njëjti trup gjykues ka dhënë vendime në favor të kërkuesit, kërkesë e cila nuk është pranuar nga gjykata. Të gjitha kundërshtimet në lidhje me shkeljet proçedurale si dhe zbatim të gabuar të ligjit Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë do ti parashtrojë në ankim brenda afatit ligjor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY