Kaubojsi i nënshtrohet një operacioni në Itali, gruaja e tij zbardh detajet:...

Kaubojsi i nënshtrohet një operacioni në Itali, gruaja e tij zbardh detajet: Marrin pjesë dhe doktorë shqiptarë

225
0
Shares

Ish-deputeti Eduard Ndocaj është operuar ditën e sotme në spitalin ‘Morciano di Romagna’ në Itali. Nuk dihet ende se çfarë operacioni ka kryer Ndocaj në Itali, por lajmin dhe disa detaje per te, i ka shperndare gruaja e tij.

Valentina në rrjetet sociale, tregon se operacioni doli me sukses dhe në të morën pjesë edhe mjekë shqiptarë. Ajo i shpreh dashurinë burrit të saj teksa shkruan se Ndocaj është forca e saj.

“Fatmirësisht çdo gjë shkoi mirë. Ti je forca ime, të dua. Nje falenderim te veçantë per doktorin shqiptar qe mori pjesë ne operacionin e bashkëshortit tim ketu ne Morciano di Romagna.

Po e them me keqardhje per vendin tim, si nuk ju jepet mundesia dhe kushtet doktorarave qe te zotrojnë punen e tyre ne vendlindje. Janë aq te zotë mjeket tanë neper botë se i jepet mundesia te zoteroje punen dhe te vlersohen. Se per mjekësi, Shqiperia ja kalon Afrikes, Zot ndimoji shqipetaret kudo që ndodhen”, shprehet ajo në Facebook.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY