Vijon Vettingu në polici/I pastër në të tre shtyllat e vlerësimit, konfirmohet...

Vijon Vettingu në polici/I pastër në të tre shtyllat e vlerësimit, konfirmohet në detyrë drejtori i Kufirit

131
0
Shares

Drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, Eduart Merkaj është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.

Trupa e vlerësimit e përbërë nga Sonila Kadarej, Luljeta Qoku dhe Ledian Rusta pas konstatimeve se Eduart Merkaj rezulton pa problem në të tre komponentët e vlerësimit vendosi konfirmimin e tij në detyrë.

Sipas trupës vlerësuese deklaroi se Merkaj ka dalë i pastër nga hetimet në bazuar në 3 komponentët e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Merkaj është pjesë e strukturave të policisë së shtetit që prej vitit 2007 teksa ka mbajtur disa poste të rëndësishme ndërsa prej janarit të vitit 2019 drejton departamentin e Kufirit dhe Migracionit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY