VIDEO/Kapet sasi e madhe kokaine nga Brazili në Itali, arrestohet dhe shqiptari...

VIDEO/Kapet sasi e madhe kokaine nga Brazili në Itali, arrestohet dhe shqiptari ‘menaxher’ me dy emra

237
0
Shares

Nje tjetër shqiptar del ne emrat e te arrestuareve per trafik droge ne botë. Guardia di Finanza” e Spezia-s në Itali, gjatë një aksioni në bashkëpunim me kolegët e Genova-s dhe agjentët doganorë, kanë sekuestruar rreth 330 kg kokainë që vinte nga Brazili.

Siç raportojnë mediat italiane, në pranga u vunë katër persona, mes tyre dhe një shqiptar.  Aty u zbuluan edhe katër “menaxherët”, mes tyre shqiptari që duket se mbante dy emra, me inicialet P.B.L, sipas mediave italiane.

Të gjithë akuzohen për trafik ndërkombëtar droge. Droga mbërriti në Spezia e fshehur midis disa pllakave të granitit të transportuara në një kontenier deri në port. Nga aty, autoritet italiane ndoqën rrugëtimin e ngarkesës me kokainë për në Massa Carrara.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY