Skandal i Policisë së Shtetit, gënjeu për alpinistët që shpëtoi në Gramoz,...

Skandal i Policisë së Shtetit, gënjeu për alpinistët që shpëtoi në Gramoz, ja si ishte ngjarja

180
0
Shares

Foto ku policët dhe alpinistët janë sëbashku

Policia e Shtetit ka gënjyer në lidhje me shpëtimin e 4 turistëve në malin e Gramozit, sikurse thotë njëri prej anëtarëve të grupit të alpinistëve që ngjiti dje Malin e Gramozit.

Sipas Ervin Xhakollit që ishte në ngjitje të Malit të Gramozit tha se policët janë takuar me ta dhe se kërkuan që miqësisht të bënin një foto me ta.

“Me vjen keq qe keni publikur kete lajm te rrem pasi ne nuk kemi humber dhe nuk na keni shpetuar nga asgje.policet na kerkuan te benim nje foto ne menyr shoqerore pasi ne berem ekspedit dimeror ne malin e Gramozit ne kushte exstreme. Dhe ju siguroj policet tuaj nuk e kan ate nivel sa te arrin dhe te shpetojn njerez ne ato kushte si le barku dhe rakia qe pin lokaleve me vjen keq qe flas keshtu por keni genjyr ne menyr te turpeshme. Ju lutem pergenjeshtroheni kete lajme pasi keni perdorur imazhet tona dhe keni shqetesur gjith familjaret tone”, shkruan Ervin Xhakolli në faqen e tij në Facebook.

Fotografia e Ervin Xhakolli

Fotografia e Ervin Xhakolli

Fotografia e Ervin Xhakolli

Fotografia e Ervin Xhakolli

Foto ku alpinistet kane ngjitur Gramozin dhe ndjehen mjaft te relaksuar

Policia e Shtetit njoftoi mbrëmë shpëtimin e 4 alpinistëve të bllokuar në Malin e Gramozit, për shkak të motit të keq. Të gjithë mediat nxituan të publikonin këtë lajm jo pak të rëndësishëm pasi kishte të bënte me 4 jetë njerëzish.

Më poshtë është njoftimi i policisë që u dha mbrëmë: “Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Kolonjë, është marrë një telefonatë sipas të cilës 4 alpinistë, mund të kishin mbetur të bllokuar në rrugë për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, në drejtim të zonës, u nisën shërbime të Komisariatit të Policisë Kolonjë dhe pas disa orë kërkimesh, u bë i mundur lokalizimi dhe gjetja në gjendje të mirë shëndetësore e 4 alpinistëve, ishte versioni i policisë…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY