Frika për epidemi nga meningjiti në Shqipëri, çfarë duhet të dimë

Frika për epidemi nga meningjiti në Shqipëri, çfarë duhet të dimë

78
0
Shares

Virozat e kesaj stine janë shqetësuese. Pasi patem nje rast te nderrimit te jetes nga ajo qe quhet meningjiti, qytetaret me te drejte jane shqetesuar dhe duhet te pajisen me informacionin e duhur.

Por zv/ministrja ka qetësuar shqiptarët. E ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, zv.ministrja deklaroi se nuk ka vend për panik, pasi nuk kemi të bëjmë me një epidemi, por është një situatë e zakonshme e stinës.

“Në lidhje me panikun e meningjitit, është vërtet një sëmundje e rëndë, por është e zakonshme, që haset nëpër spitale, sidomos në këtë periudhë. Absolutisht fare që nuk mund të flasim për epidemi, madje këtë vit ka pasur më pak raste. Nuk ka fare vend për panik, është një situatë e zakonshme, që ndodh të paktën në 20 vite që e ndjekim ne.

S’ka vend për panik dhe epidemi, e them këtë me shumë përgjegjësi. Po të hysh në detaje, do thosha le të fokusohemi më mirë te gjërat e mira, si psh, që nga 1 janari nuk do kenë më nevojë të shkojnë nëpër zyra për dokumente, pasi çdo gjë është online. Nuk do ketë më nevojë tani për qytetarët, të shkojnë e të kërkojnë dokumente, pasi është detyrë e shtetit, që t’i marrë ato. Më mirë është që qytetarët të merren me këto gjëra të mira, që ua lehtësojnë jetën, se sa të merren me përralla, se meningjiti është një gjë e zakonshme”, tha zv.ministrja Rakacolli.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY