Edhe Prokuroria e Lezhës nis hetimet, disa pallate të dëmtuara nga tërmeti...

Edhe Prokuroria e Lezhës nis hetimet, disa pallate të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit

184
0
Shares

Pas Durrësit dhe Tiranës, dhe në Lezhë fillojne hetimet per demtimet e medha qe shkaktoi tërmeti i 26 Nèntorit.

Sipas informacioneve, 7 pallate që kanë pasuar dëmtime nga tërmeti i 26-nëntorit do të jenë objekt hetimi nga Prokuroria e Lezhës.

6 prej tyre janë pallate të ndërtuara para viteve ’90, ndërsa 1 pallat është ndërtuar gjatë viteve të fundit dhe nga tërmeti ka pësuar dëmtime serioze.

Në objektet e vjetra që janë referuar për hetim pranë prokurorisë rezulton se ka patur ndërhyrje në katet e para apo dhe shtesa të ndryshme, çka dyshohet se ju kanë dobësuar strukturën, ndaj nuk i kanë përballuar dot lëkundjet e forta sizmike.

Pritet që në ditë në vijim të ngrihen tre vepra penale “Ndërtimi pa leje” parashikuar nga neni 199/a i Kodit penal, “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”, neni 199/b i Kodit Penal si dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

vijon…
/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY