VIDEO/Flakët përfshijnë 4 katet e spitalit, çfarë e shkaktoi zjarrin në Durrës

Një zjarr ka rënë në orët e para të mesnatës në Spitalin e Durrësit. Zjarri dhe tymi që përfshinë spitalin shënuan vetëm dëme materiale dhe persona të asfiksuar e në panik.

Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë mbingarkesa e rrjetit elektrik nga vendosja e ngrohëseve. Ndërkohë pas zjarrit dhe kryerjes së veprimeve hetimore nga grupi hetimor, spitali pritet të përfshihet në një proces pastrimi dhe sistemimi për të kthyer pacientët në pavionet e krahut funksional të godinës, ndërsa do të nisë së shpejti dhe riparimi i rrjetit të dëmtuar elektrik në pjesën e godinës ku ra zjarri.

Ne pamje vihet re se shumica e njerezve kanë dalë nga godina nëpërmjet shkallëve të emergjencës. Me dyshekë, rroba dhe medikamente nëpër duar ata dalin me shpejtësi jashtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje