Nga çfarë kishte frikë? Imzot Frendo: Ja pse Enver Hoxha urrente më...

Nga çfarë kishte frikë? Imzot Frendo: Ja pse Enver Hoxha urrente më shumë katolikët

66
0
Shares

George Frendo, Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, i ftuar më emisionin “Provokacija” me Mustafa Nanon, zbuloi pse diktatori Hoxha kishte më shumë urrejtje për katolikët në vend.

Imzot Frendo vlerëson harmoninë fetare në Shqipëri, ndërsa foli edhe për përshtypjet e para që pati kur mbërriti në Shqipëri.

“Një gjë që më bëri shumë përshtyje kur erdha këtu, me gjithë atë propagandë kundër Zotit, ndjenja fetare ishte shumë e fortë”, tha ai.

Ju kur keni dëgjuar për herë të parë për Shqipërinë?

Kur isha student në Romë. Në vitet ’70 me mua në Romë ishte edhe një nga Kroacia që në atë kohë ishte pjesë e Jugosllavisë. Por ai fliste shumë për Ballkanin dhe me një paragjykim edhe për Shqipërinë që në atë kohë ishte hermetikisht e mbyllur dhe ai nuk kishte shumë simpati në atë kohë për Shqiprinë. Pas rënies së komunizimit, vetë Papa Gjon Pali II ka nxitur shumë meshtarë që të vijnë këtu si misionarë dhe erdha unë dhe unë isha eprori i domenikianëve. Një gjë që më bëri shumë përshtyje kur erdha këtu, me gjithë atë propagandë kundër Zotit, ndjenja fetare ishte shumë e fortë.

Enver Hoxha ka qenë më së shumti kundër klerit katolik. Keni një shpjegim për këtë?

Në një fjalim ai ka thënë, kishte gjetur shumë kundërshtim nga ana e katolikëve dhe jep dy arsye. Së pari sepse katolikët ishin spiunët e Vatikanit dhe sepse kleri katolik ishte arsimuar në universitete perëndimore. Ai si diktator kishte frikë nga inteleketualët./abcnews.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY