Flotë me delfinë kamikazë për të hedhur në erë anije, Irani ka...

Flotë me delfinë kamikazë për të hedhur në erë anije, Irani ka nisur tashmë trajnimet

152
0
Shares

Burimet thonë për mediat britanike se Irani ka një flotë delfinësh të trainuar posaçërisht për të sulmuar anijet e armikut në misionet vetëvrasëse të stilit Kamikaz.

Gjitarët deti janë trajnuar ushtarakisht për të hedhur në erë anijet armike duke ju vendosur eksploziv në trup.

Të parët që e kanë përdorur këtë mënyrë ishin komunistët e Bashkimit Sovjetik e më pas Rusia por tani këtë teknikë e ka blerë prej vitit 2000 edhe Republika Islamike.

“Kamikazët” nënujorë thuhet se janë në gjendje të dallojnë ndryshimin midis nëndetëseve ruse dhe amerikane nga tingulli i sistemeve të tyre të shtytjes nënujore. Ata u trajnuan më pas për të notuar poshtë anijeve të armikut me çanta me eksploziv duke i fundosur ato.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY