Burri i Enkeledës nga burgu i frikësuar për familjen, kërkesa e fundit...

Burri i Enkeledës nga burgu i frikësuar për familjen, kërkesa e fundit e tij që acaroi autorin e krimit në Paskuqan

176
0
Shares

Vrasja e Enkeledës në Paskuqan, ishte e paralajmëruar. Sipas asaj që mësohet së fundmi, Madje, edhe bashkëshorti i Enkeledës, i cili ndodhet në burg, ishte i frikësuar se i vëllai mund t’u bënte keq gruas e vajzës.

Ai herë pas here i porosiste të afërmit që shkonin ta takonin në burg, që t’i ruanin nusen dhe vajzën nga i vëllai.

Në bisedën e fundit që kishte bërë me autorin e dyshuar, kur ky i fundit ka shkuar ta takojë në burg për t’i dërguar fotografitë e Enkeledës, ai ishte frikësuar edhe më shumë.

Duke qenë se vetë e kishte të pamundur ta mbronte, Elton Çapoku i kishte thënë motrës dhe vëllait tjetër të tij që ta mbanin larg Erdetin nga Enkeleda.

Sipas Panorames, ai u kishte kërkuar që të mos e lejonin të shkonte më në takim me të në burg, sepse nuk donte që të fliste më me të.

Sipas dëshmive që kanë dhënë vëllai e motra e autorit të dyshuar, kjo mund të jetë një nga arsyet pse Erdet Çapoku ishte acaruar edhe më shumë kohët e fundit, derisa arriti të vriste kunatën.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY