Basha: 2 testet që duhet të kalojë SPAK

Basha: 2 testet që duhet të kalojë SPAK

43
0
Shares

“Hetimi i shitblerje së votive dhe koncesioneve korruptive e me oligarkët, 2 testet që duhet të kalojë SPAK”, tha sot kreu i PD, Lulzim Basha.

Deklaratat e Bashës;

Ka dy dosje të shitblerjes së votës, që janë në prokurori. Këto janë testi i madh i vërtetë, nëse kemi apo nuk kemi SPAK të vërtetë, ashtu siç e ka votuar PD, me amendamentet që u bënë realitet falë mbështetjes së SHBA. Ky është testi numër 1. Hetimi i koncesioneve dhe oligarkëve, të lidhur me pushtetarët dhe i pushtetarevë te lidhur me oligarkët është testi numër 2. Pa kaluar këto 2 teste mund të themi se SPAK-u nuk ëhstë gjë tjetër veçse hije e asaj që duhet të ishte.

Ndaj, thorrja ime ndaj prokurprëve të SPAK-ut është të mos humbasin asnjë sekondë kohë, por të marrin në dorë këto dy çështje jetike për ekonominë dhe demokracinë shqiptare: shitblerjen e votive, koncesionet korruptive të kësaj qeverie.

Si rezultat i kësaj gjendje të stërgjatur ilegjitimiteti, me kryebashkiakë të emëruar dhe jo të zgjedhur, me kryebashkiakë kriminelë, me parlament të cunguar, Shqipëria është zhytur në një krizë të thellë ekonomike, në një krizë emigracioni të paparë e të padëshmuar prej 30 vitesh. Dua t’ju them se për mua dhe Partinë Demokratike adresimi i kësaj krize, zgjidhja e kësaj krize, janë prioritet numër 1.

E nisa me instrumentin, se instrument tjetër përveç zgjedhjeve dhe një qeverie të përgjegjshme me një plan me politika ekonomike, që u vijnë në ndihmë njerëzve në nevojë, pensionistëve, të papunëve, rinisë, sipërmarrjes, nuk mund të ecet përpara. Por dua t’ju them se e gjithë energjia dhe i gjithë fokusi ynë në këto muaj ka qenë në ndërtimin e një alternative, të një plani ekonomik, me politika të qarta ekonomike, të gatshme për t’u ekzekutuar që ditën e parë të qeverisë së re, të zgjedhur me votën e qytetarëve shqiptarë.

Dua të shpreh falënderimet e mia më të sinqerta për personalitete të kalibrit botëror, nobelistë, drejtues të suksesshëm të demokracive perëndimore që kanë presiduar mbi reforma ekonomike transformuese për vendet e tyre dhe të gjithë ata që kanë bërë të mundur mbledhjen e një ekipi fantastik, me të cilët do të kem nderin që, në muajt e ardhshëm, t’u shpalos shqiptarëve programin më të mirë dhe më ambicioz ekonomik, që ka njohur Shqipëria në 30 vite, por, po kështu, garancinë se ky vend me potenciale të jashtëzakonshme do ta lërë mbrapa dimrin ekonomik të qeverisë Rama.

Ky dimër ekonomik sot është futur në çdo shtëpi dhe, pavarësisht përpjekjeve banale për të falsifikuar të dhënat, ato nuk fshihen dot. Shqipëria ka dalë prapë e para në një listë turpi, 50% e shqiptarëve tashmë jetojnë në varfëri, zyrtarisht, nën kufijtë e varfërisë. Ky është një lajm i tmerrshëm për një vend, i cili duhej të ecte para, por po ecën prapa.

Ekonomia sot punon vetëm për pëfitimin e një grushti njerëzish. T’u themi elitë, fyejmë fjalën “elitë”, pra, për një grusht njerëzish. Tani, ka ardhur koha të bëjmë që ekonomia shqiptare të funksionojë për të gjithë njerëzit e zakonshëm, për njerëzit normalë, jo vetëm për ata që kanë lidhje me pushtetin, por për çdo shqiptar dhe shqiptare që kërkon të punojë me djersën e ballit. Për këtë ka mbaruar koha e premtimeve të mëdha dhe boshe, me të cilat është marrë dhe është menaxhuar një pushtet që i ka shërbyer vetëm kësaj elite të inkriminuar ekonomike, që është sot e vetmja që përfiton nga kjo gjendje amullie.

Nuk ka asnjë dyshim se ky është produkti i një qëndrimi politik fyes ndaj shqiptarit, i cili premton gjithçka dhe pastaj nuk bën asgjë dhe e mbulon me propagandë. Prandaj përqasja e PD dhe e imja personale nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë ajo e premtimeve boshe por i një platforme, i një vizioni, i një plani dhe i politikave ekonomike, të cilat shkojnë drejtpërdrejt tek problemi konkret me ofertë konkrete, të besueshme dhe të zgjidhshme.

Për reformën/

Ne kemi paraqitur propozimet tona prej shtatorit. Që nga shtatori opozita i prin këtij procesi dhe ndërkohë ka kaluar një afat, që ëhstë afati i dhjetorit. Jemi ne në pritje të qendrimit të PS dhe dhe të Edi Ramës. Pro apo kundër. Por dua të them se kjo pritje nuk mund të vazhdojë pa fund. Dhe se ne do të marrim absolutisht çdo vendim dhe do të ndërrmarim çdo veprim të domosdoshëm për të mos e lënë Shqipërinë pa reformë zgjedhore dhe pa zgjedhje të lira e të ndershme.

Ky nuk mund të jetë një proces tavolinash të mbyllura e dhomash të errëta, duhet të jetë jë proces gjithëpërfshires, i aktorëve dhe faktorëve politikë dhe jo vetëm, edhe faktërëve shoqësorë, që të garantojë një refomë zgjedhore me standarde, që të garantojë zgjedhje të lira e të nderhsme. Propozimet tona janë të qarta, janë të publikuara. Asgjë nuk ka ndryshuar. Asnjë presje, asnjë pikë, asnjë qendrim nuk ka ndryshuar. Natyrisht, që këtu prevalon vullneti politik. Ai që vendos është vullneti politik.

Përsa kohë Edi Rama vazhdon ta mbështesë karrierën e tij politike dhe fatin e tij politik tek kriminëlet, përsa kohë zbulohen kriminelë në Kuvend, në bashki, në insitucione dhe ai vazhdon të kruajë mjekrën sikur nuk ka ndodhur asgjë, harrojeni se këtu do të ketë zgjedhje të lira e të ndershme! Shqipëria ka nevojë për një qeveri dhe një kryeministër kujdestar të zgjedhjeve të lira e të ndershme, i cili nuk është i përlyer dhe as pjesë e tepsisë me krimin dhe e pushtetit të marrë me krimin.

Asnjë sistem nuk ka për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, po nuk e ndamë politikën nga krimi dhe ky mbetet prioriteti absolut i PD dhe i opozitës. Asnjë sistem nuk ka për të garantuar zgjedhjet, nëse ne nuk ndëshkojmë krimin elektora,l të publikuar nga Zëri i Amerikës dhe Deutche Ëelle, nga mediat e pranishme në sallë dhe, natyrisht, nga ne, nga opozita politike. Dje, jeni njohur me faktin e një tjetër kryebashkiaku të kapur me rekorde kriminale, të emëruar kryebashkiak në Mallakastër. Kjo tregon se nuk është një problem sporadik.

Edhe kur i emëron pa kundërshtarë, Edi Rama zgjedh kriminelë apo njerëz të lidhur me kriminm siç është Tushe i Lushnjës, që i plasin granatat në zyrë dhe prapë, ky njeri hesht, në vend që ta kishte shkarkuar 24 orëshin e parë. Pse? Sepse ky njeri nuk ndahet dot nga krimi. Dhe ky është problemi numër 1 që ka Shqipëria, një kryeministër që nuk ndahet dot nga krimi. 4 të tjerë janë provuar tashmë me rekorde kriminale.

Si zgjidhet kjo? Çfarë sistemi do ta zgjidhë këtë? Problem sistemi është ky? Natyrisht që jo! Është problem i një njeriu që e ka ndërtuar karrierën e tij politike dhe çdo betejë të tij politike në aleancë me krimin, në kurriz të qytetarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY