“273 milionë lekë vetëm për udhëtime jashtë shtetit”, Zhupa nxjerr shifrat nga...

“273 milionë lekë vetëm për udhëtime jashtë shtetit”, Zhupa nxjerr shifrat nga faturat: Ku i ka çuar Bashkia e Veliajt paratë tona

67
0
Shares

Zëdhënesja e PD Ina Zhupa ka bere nje tjeter denoncim per Bashkine e kryeqytetit drejtuar nga Erion Veliaj.

Sipas saj, Bashkia ka harxhuar 273 milion lekë vetëm për udhëtime jashtë shtetit gjatë vitit 2019, duke llogaritur pra rreth 19 mije euro çdo muaj shpenzime.

“Ja ku kanë shkuar paratë tona për 2019, tek udhëtimet e Veliajt dhe të tijeve nepër botë. Pa llogaritur ketu faturat nga 900 euro nata që ja u paguajne oligarkët që marrin tenderat ne bashki”,-shprehet Zhupa.

Ajo denoncon konkretisht keshtu:

Për udhëtime jashtë shtetit kanë harxhuar: Me shumë para sesa parashikohen për projektet per rinine ne 2020- vetem 150 milion lek. Me shume para sesa parashikohen për projektet per grate ne 2020-vetem 100 milion lek. Me shume para sesa parashikohen per qytetaret me semundje apo paaftesi- vetem 156 milion leke!

Zedhenesja thote qe Veliaj që del cdo dite ne tv sikur është në Tiranë, biles edhe në muajn e pushimeve verore, udhëton me shumë edhe se institucioni i Presidentit të Republikes që është institucioni që duhet të na perfaqesoj jashtë vendit.

Po a ju kemi parë hajrin ketu udhëtimeve? A kemi marr fonde, financime për Tiranen? A ka donacione apo ekspertize për Tiranen? Asgjë nga keto, ne kemi parë vetem çmime imagjinare nëpër botë dhe që shoqerohen vetem me buzeqeshje video selfie qe ben kryetari i emëruar i bashkise Tiranë“-mbyll reagimin e saj Zhupa.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY