Vrasësi i kunatës: Me Enkeleidën kishim keqkuptime

Vrasësi i kunatës: Me Enkeleidën kishim keqkuptime

190
0
Shares

Gjatë marrjes në pyetje, Erdet Çapoku, autori i vrasjes së një gruaje sot në mëngjes në Tiranë, mësohet të ketë thënë se në momentin e ngjarjes kishte qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe se kunata ishte mjaft gjaknxehtë .

“Me kunatën kemi patur disa keqkuptime në të kaluarën. Ajo ishte ishte shumë gjaknxehtë, nuk flitej me të. Madje m’i ktheu të gjithë njerëzit kundër meje. Jam penduar që e vrava, nuk duhet ta kisha bërë”, mësohet të ketë thënë ai, citon abcnews dëshminë e Çapokut në polici.

Autori ka shprehur pendesë për krimin e bërë, ndërkohë gjatë dëshmisë së tij Çapoku ka thënë se kishte dyshime që kunata tradhtonte vëllain.

Çfarë ndodhi:

Enkeleda Çapoku u vra mëngjesin e sotëm nga kunati i saj Eredet Çapoku në shtëpinë ku jetonte me nënën pasi e përndiqte prej kohësh.

Gruaja u gjet pa ndjenja në një pellg gjakur në korridorin e banesës.

Dërgimi me urgjencë në spital nuk i ka shpëtuar jetën gruas.

Ervin Fjolla, vëllai i Enkeledës i ka shpjeguar gazetarit të Abc News Andi Qosja se si e gjeti të motrën e shtrirë në banesë dhe çfarë pa në vendin e krimit.

Në bisedë e sipër vëllai shpjegon se Eredet Çapoku e ka qëlluar motrën me një send të fortë, në dukje si shkop apo levë, ndërsa i ka prerë edhe damarin e qafës.

Ai vijon duke thënë se Eredeti e kërcënonte vazhdimisht të motrën, ndërsa vetë ishte përdorues i drogës.

“Motra ishte me urdhër mbrojtje, por kjo nuk e shpëtoi”, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY