Rama po përgadit dikë nga stafi për Ministër të Jashtëm

Rama po përgadit dikë nga stafi për Ministër të Jashtëm

95
0
Shares

Edi Rama mund të largohet nga drejtimi i Ministrisë së Jashtme, shprehen burime te pakonfirmuara por nuk do te jetë ministër i Jashtëm Gent Cakaj.

Madje kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat që mund të marrin drejtimin e diplomacisë. Burime jozyrtare thonë se së fundmi është lakuar edhe emri i këshilltarit të Ramës, Endri Fuga, për këtë post, shkruam syri.net.

Asgjë nuk mund të thuhet me saktësi për momentin, duke ditur se Shqipëria ka marrë drejtimin e OSBE dhe kryeministri është angazhuar për të shkuar në Ukrainë, madje edhe për të takuar presidentin rus.

Derisa gjërat të konfirmohen ose jo, qeveria shqiptare e ka provuar edhe në rastin e drejtimit të OSBE se sa shumë i mungon serioziteti shtetit, duke nisur me historinë e misionit të Shqipërisë në Ukrainë, shkruan ky portal lajmesh në Tiranë. / droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY