‘Një vend djallëzor në mes të Evropës’, Rama flet nga Vjena për...

‘Një vend djallëzor në mes të Evropës’, Rama flet nga Vjena për deklaratën e Ali Khameneit

62
0
Shares

Kryeministri Rama gjatë fjalës së mbajtur të tij si drejtues i OSBE, ka reaguar dhe për deklaratën e diktatorit iranian Ali Khamenei, i cili përmendi dje një ‘vend djallëzor në Europë që ka bërë komplot me SHBA kundër Iranit’.

Kryeministri tha se situata në Lindjen e Mesme është e ndërlidhur me sigurinë e vendeve të OSBE, dhe se duhej një platformë dialogu dhe bashkëpunimi me vendet aziatike. Më pas Rama tha se këtë po e thoshte drejtuesi i një vendi që autoriteti më i lartë i regjimit totalitar e përcaktoi djallëzor.

E meqë ra fjala po flas në emër të një vendi që dje u përcaktua si një vend djallëzor në mes të Evropës nga autoriteti i lartë i regjimit totalitar të Teheranit.Programet tona të hartuara pas bisedimeve në kryeqytet e Vjenë do mbeteshin vetëm në letër pa përbërësin me të rëndësishëm , ekipin kryesyes të Shqiperise në Tiranë e këtu në Vjenë.

Kemi angazhuar diplomatë e profesionistë, një ekip të talentuar e shumëkombësh ndërtuar edhe falë mbështetjes të shumë vendeve partnere që i falenderoj nga zemra.Detyra e tyre e vështirë do jetë të arrijnë konsensues duke punuar krahë për krahë me ekipin e sekretaritatit dhe institucioneve autonome”,-tha Rama.

Nje dite me pare, diktatori iranian, Udhëheqësi Suprem Ali Khamenei, përmendi një ‘vend djallëzor në Europë që ka bërë komplot me SHBA kundër Iranit’.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY