DENONCIMI/Zbulohet se 12 mijë pedagogë nuk kanë marrë ende pagat

DENONCIMI/Zbulohet se 12 mijë pedagogë nuk kanë marrë ende pagat

41
0
Shares

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi, denoncon përmes një statusi në ‘Facebook’ se 12 mijë pedagogë nuk kanë marrë ende pagat.

Sipas Vokshit, Ministria e financave nuk ka miratuar grantin, duke shtuar se pgat do kalojnë në llogarinë bankare në datat 16-17, duke krijuar veshtirësi të mëdha në cdo familje.

Ndërkohë që pagesat për Vilmën, Ilirin, Majlindën, Janin (apo atyre që janë pas 4 Koncesioneve në Shëndetësi) nuk vonojnë asnjë ditë, 12 mijë pedagogë ende nuk kanë marrë pagat e tyre.

Nga informacionet që kemi, Ministria e Financave nuk ka miratuar grantin. Duke pasur parasysh procedurat zyrtare, në rastin më të mirë pagat do kalojnë në llogarinë bankare në datat 16-17 duke krijuar veshtirësi të mëdha në cdo familje sidomos pas festave të fund vitit. Si mund të shtyjnë muajin 12 mijë familje që burimin e vetëm të të ardhurave kanë vetëm pagat e tyre?

Kjo provon edhe një herë që qeverisja e Ramës nuk është në shërbim të pedagogëve, mjekëve, infermierëve, mësuesve, etj, por në shërbim të një grushti oligarkësh me të cilët ndan paratë”,-shkruan ish-deputetja.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY