Të shtëna me armë, qëllohet drejt një banese në Grudë të Shkodrës

Të shtëna me armë, qëllohet drejt një banese në Grudë të Shkodrës

60
0
Shares

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Grudë të Shkodrës, ku në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë drejt një banesë.

Burime policore  kanë bërë me dije se zjarri është hapur nga dy persona.  Po ashtu mësohet se fatmirësisht nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Shkoder/Informacion Paraprak

Më datë 08.01.2020, rreth orës 12:40, në fshatin Grudë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Gj. M. 63 vjeç, pa shkaktuar dëme në njerëz.

Nga veprimet e para hetimore autorë të dyshuar janë shtetasit A. K. 37 vjeç, dhe N. K. 28 vjeç, (vëllezër) banues në lagjen Skenderbeg Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor dhe punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

vijon..

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY