Sulmi nga Irani, reagon Trump: Asgjë për t’u shqetësuar! Kemi ushtrinë më të fuqishme në botë

Ndaje

Si akt hakmarrës kundër vrasjes së gjeneralit me influencë të Iranit, Khasem Soleimani në Irak nga drone amerikane, Irani ka vënë në shënjestër trupat amerikane në Irak.

Me raketa janë sulmuar dy nga bazat amerikane që përdorin amerikanët në Irak, por ende nuk ka nje deklarate nga SHBA lidhur me pasojat e sulmit. Pas sulmit ka reaguar presidenti Trump, i cili shkruan në Twitter se “çdo gjë është në rregull”.

Gjithka është mirë! Irani hodhi raketa në dy baza ushtarake në Irak. Eshtë duke u bërë vlerësimi për viktimat dhe dëmet. Deri tani, mirë! Ne kemi ushtrinë më të fuqishme dhe më të pajisur në botë, shumë më tepër se kushdo! Do të bëj një deklaratë nesër në mëngjes.”

Me raketa janë sulmuar dy nga bazat amerikane që përdorin amerikanët në Irak, por ende nuk ka nje deklarate nga SHBA lidhur me pasojat e sulmit.

Nderkohe qe mediat iraniane bëjnë fjalë për 80 “terroristë të vrarë” amerikanë dhe se janë hedhur në Irak 16 raketa. Sipas mediave iraniane, baza Ail al-Asad në Irak është shkatërruar plotësisht.

Krahas bazës Ain al-Asad, sipas të dhënave të Pentagonit, është vënë në fokus të sulmeve iraniane edhe një bazë në zonën kurde të Irakut, në Erbil.

/DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje