Zbardhen vjedhjet e para të këtij viti në kryeqytet, arrestohen dy palestinezë

Ndaje

Dy persona ne kryeqytet janë arrestuar në flagrancë, ndërsa një tjetë eshte proceduar në gjendje të lirë.

Burime nga policia bejne me dije se jane zbardhur dhe dokumentuar disa vjedhje të ndodhura më parë, të kryera nga këta shtetas. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale aparate celularë dhe sende të tjera.

Forcat e policise mbi bazën e informacioneve të grumbulluara dhe një pune disaditore, kanë organizuar dhe finalizuar operacion policor “Start one”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Y. L., 26 vjeç, lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë.

– O. E., 24 vjeç, lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë. Si dhe u procedua në gjendje të lirë A. B., 18 vjeç, lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë.

Në bazë të hetimeve dhe të provave materiale (pamjeve filmike dhe dëshmi) rezulton se këta shtetas janë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura gjatë ditëve të para të muajit janar 2020 dhe konkretisht:

– Më datë 02.01.2020, në një bar kafe, në rrugën “Zenel Baboci” kanë vjedhur një sasi lekësh dhe pije alkoolike.

– Më 06.01.2020, në një dyqan, në Rrugën e Durrësit, kanë vjedhur rroba të ndryshme.

– Më 06.01.2020, në një farmaci, në Rrugën e Kavajës kanë vjedhur telefon.

– Më datë 06.01.2020, në ambientin e një pastiçerie, në rrugën “Ibrahim Rrugova” kanë vjedhur aparat celular dhe një portofol”,-informon policia.

Materialet procedurale do t’i referohen prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” më shumë se një herë , në ngarkim Y. L. dhe O. E.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje