Prostitucion në Itali/Kapet i dyti i grupit kriminal, u zbulua nga intervista...

Prostitucion në Itali/Kapet i dyti i grupit kriminal, u zbulua nga intervista e vajzës në Rinas

112
0
Shares

Një 33 vjeçar me inicialet A. Ç, banues në Tiranë është arrestuar nga policia e kryeqytetit.

Mesohet se 33 vjecari në datën 06.10.2019, së bashku me 3 shtetas të tjerë, nëpërmjet përdorimit të dhunës, ka detyruar një shtetase që të pranonte të shfrytëzohej për prostitucion në Itali, duke e organizuar trafikimin e saj nëpërmjet aeroportit të Rinasit.

Ka qenë pikërisht intervista e të resë nga Fieri dhënë në aeroportin e Rinasit, që ka zbuluar bandën kriminale, e cila është goditur menjëherë nga policia. Policia ka dyshuar në thëniet e 30-vjeçares në Rinas për qëllimin e lëvizjes drejt Italisë dhe menjëherë kanë bërë bllokimin e saj, duke njoftuar Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, që ka nisur lëvizjet, duke zbuluar gjithë grupin.

Si rezultat i operacionit të asaj kohe u arrestua në flagrancë shtetasi E. Ç., 40 vjeç, banues në Tiranë dhe u shpallën në kërkim tre shtetasit A. Ç., (arrestuar sot) R. Xh., dhe K. Q., dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Blute bejne me dije se ndalimi i tij vjen pasi Gjykata e për Krime të Rënda, më datë 01.11.2019, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ai akuzohet për “Trafikim i personave të rritur”, kryer në bashkëpunim. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY