Përfshihet nga flakët godina e njësisë Bashkiake, evakuuohen banorët nga pallati

Përfshihet nga flakët godina e njësisë Bashkiake, evakuuohen banorët nga pallati

81
0
Shares

Zjarr në një prej zyrave të njësisë bashkiake nr. 9 në kryeqytet. Ngjarja ndodhi para pak minutash. Mesohet se zjarri ka ndodhur në godinën e Njësisë Bashkiake numër 9 në Tiranë, në një pallat 5 katësh, i cili ndodhet pranë Bulevardit të Ri, në zonën e ish-stacionit të trenit.

Zjarri ka përfshirë katin e fundit të godinës, ku është e vendosur dhe njësia bashkiake, ndërsa nga dritaret e kësaj ndërtese po dalin shtëllunga të mëdha tymi.

Zjarrëfikëset kanë evakuuar banorët e godinës, ndërsa dyshohet se shkak për zjarrin është bërë mbingarkesa elektrike në rrjet.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY