Vrasja e çiftit në Australi/Vëllai i Vetonit me mesazh rrëqethës. Ç’thotë për...

Vrasja e çiftit në Australi/Vëllai i Vetonit me mesazh rrëqethës. Ç’thotë për kunatën dhe apeli i fortë për njerëzit

168
0
Shares

Vrasja e rëndë në Australi tronditi komunitetin shqiptar dhe jo vetëm, teksa babai ekzekutoi pa frikë vajzen e tij dhe dhendrin ne pervjetorin e martesës së tyre.

Veton e Lindita Musai u vranë papritur para deres së shtepise nga babai i kesaj te fundit, ndërsa Osman Shaptafaj është jashtë rrezikut për jetën dhe pritet te merret ne pyetje nga policia.

Vëllai i Vetonit ka shkruar një mesazh në rrjetet sociale për të gjitha ata që e njohën dhe nuk e njohën çiftin, një mesazh për jetën dhe dashurinë që duhet t’i mbajë njerëzit fort dhe të bashkuar.

Vellain, edhe pse me te vogel se vetja, e quan “yllin e shndritshëm të familjes”, mikun e dashur, njeriun te i cili mbeshtetej pa kushte, kurse Linditën, vajzen qe e deshi si moter, qe diten e pare qe shkeli ne shtepine e tyre.

E përsosur në çdo mënyrë, si brenda dhe jashtë. Kam humbur një motër, prindërit e mi humbën një vajzë dhe bota humbi një engjëll”- shkruan ai, ndersa shton se ishte me fat qe e pati, edhe per kaq kohe.

“Isha me fat që pata dy vëllezër të mahnitshëm, por kurrë një motër deri sa ti u shfaqe në jetën tonë. Dhe për një kohë, unë ndjeva dashurinë që një vëlla ka për motrën e tij. Ti kishe një hijeshi që edhe modelet e aktoret do ta kishin zili. Buzëqeshja jote rrëzonte pengesat më të mëdha dhe humori yt më bënte të shpërtheja në lot gëzimi”, shkruan Driloni.

Dhe më pas: “Bota do të kishte qënë një vend i mrekullueshëm nëse çdokush do të kishte pikëpamjen tënde për jetën. Unë të dua, unë do të dua gjithmonë ëllai im, shoku im më i mirë, “dodoja” im”, Më mungon aq shumë, të gjithëve na mungon aq shumë”.

E në fund, Driloni iu drejtohet të gjithëve: Ju lutem, atyre që e lexojnë këtë, pikërisht tani, i lutem, lëre telefonin, mbylle laptopin, fike televizorin dhe shko e përqafo prindërit, motrat e vëllezërit e tu, shokët e tu dhe cilindo që të do ty, shtrëngoji ata, thuaju atyre sa shumë i do dhe bëje këtë sa herë ke mundësi, sepse familja ime sot ç’nuk do të jepte vetëm që ta kishim Vetonin dhe Linditën edhe njëhërë mes nesh.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY