Vajza e gjeneralit iranian kërcënon: SHBA dhe Izraeli do të jetojnë ditët...

Vajza e gjeneralit iranian kërcënon: SHBA dhe Izraeli do të jetojnë ditët më të zeza

132
0
Shares

Vajza e gjeneralit iranian, Qassem Soleimani, të vrarë nga forcat amerikane, ka kërcënuar ashpër Presidentin e SHBA, Donald Trump.

“SHBA dhe aleati i tyre, Izraeli, do të jetojnë ditët më të zeza”, kështu ka deklaruar Zeynab Soleimani, ndërsa ka shtuar se “Zonja Trump, mos besoni se gjithçka ka përfunduar tani që babai im nuk është më”.

Ajo e bëri këtë deklaratë para një turme të madhe iranianësh që morën pjesë në funeralin e gjeneralit Suleimani në Teheran.

“Familjet e ushtarëve amerikanë në Lindjen e Mesme do të kalojnë ditët e tyre, duke pritur vdekjen e fëmijëve të tyre”, paralajmëroi vajza e gjeneralit të vrarë, pasi turma brohoriste “vdekje Amerikë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY