REPORTAZH I ‘THE SUN’/ Shqiptarët ulën çmimin e drogës dhe rritën cilësinë e saj në Britani

Ndaje

E përditshmja britanike The Sun i ka kushtuar një rubrikë të veçantë historisë së një shqiptari vetëm 18 vjec. Media britanike shkruan se babai kujdestar i Samet Matës, është duke i bërë apel autoriteteve britanike që të mos e deportojnë për në Shqipëri të riun. Më tej britanikja shkruan shkurtimisht historinë e dhimbshme të 18 vjeçarit por jo vetëm.

Ja çfarë shkruan “THE SUN”:

“I detyruar nga një baba i dhunshëm të lypte në rrugë që në moshën 11 vjeçare, i trafikuar në Britani nga bandat shqiptare kur ishte vetëm 15 vjeç,  duronte punën e rëndë skllavëruese, i mashtruar më pas i futur në shtëpinë e fëmijëve, jeta e Samet Matës ka qenë më tragjike nga sa mund ta imagjinojnë shumica e njerëzve.

Tani është 18 vjeç dhe është duke u përballur me dëbimin përsëri për në Shqipëri. Samet mbërriti në Bristol me kamion tre vjet më parë, pasi u trafikua në Britani për të punuar në një nga industritë e skllavërisë së sotme.

 Pasuria e tij ndryshoi kur ai arriti të shpëtojë nga kontrabandistët që e shfrytëzonin dhe gjeti strehë të sigurt në një familje e cila u kujdes me shumë dashuri për të.

Një tjetër i mitur është Endrit Vishaj i cili hyri në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme, i fshehur në një kamion që e çoi në Midlands kur ishte vetëm 16 vjeç.

Tani është 18 vjeç dhe po vuan dënimin me katër vjet e katër muaj burg për trafik të lëndëve narkotike.              

Ai u kap në një parkim automjetesh duke drejtuar një BMW, brenda të cilës policia gjeti dy kg kokainë me cilësi të lartë me vlerë 200,000 paund dhe një çantë me 55,500 paund cash.

Një histori pak a shumë e ngjashme është edhe ajo e Klevis Drazhit, 20 vjeç, i cili u kap me 11 doza kokaine në Londër, dhe tashmë vuan dënimin me 18 muaj burg. Ashtu si dhe Vishaj, Klevis Drazhi kishte  hyrë në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar duke u fshehur në pjesën e pasme të një kamioni.

 Alfred Hamzaj, 22 vjeç, është një tjetër shqiptar i cili u dënua me tetë muaj burg në Deësbury, West Yorkshire, pasi u kap me katër kilogramë kanabis.

Në gjyq Hamzaj tha se ishte detyruar të bënte këtë punë pasi kishte humbur punën e tij në një lavash makinash vetëm sepse ai nuk kishte dokumentacion të rregullt qëndrimi në Britani.

Rritja e numrit të shqiptarëve ashtu si dhe këta të rinj janë kontrabanduar në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar me premtimin se do të fitojnë të ardhura të konsiderueshme nga shitja dhe trafiku i drogës për bandat.

Është edhe më tronditës fakti që disa prindër në Shqipëri i nisin vetë djemtë e tyre adoleshente në Britani, në mënyrë që të mund të bashkohen me bandat e krimit të organizuar.

Tamara Barnett, nga Fondacioni i Trafikimit Njerëzor, thotë:

Ekziston një ndjenjë e mungesës së shpresës në Shqipëri. Një në dy gra përjeton dhunë në familje, dhe dhuna ndaj fëmijëve është shumë e lartë. Familja mund të jetë e përfshirë, duke dashur të përdorin fëmijën e tyre për të fituar para, ose një mundësi tjetër është që ata dëshirojnë t’i japin këtij fëmije mundësi më të mira jetese jashtë shtetit, por atëherë gjithçka shkon keq kur ata mbërrijnë këtu

Të dhënat e gjykatës tregojnë se shqiptarët adoleshentë që kryesisht hynë në Mbretërinë e Bashkuar të fshehur në kamionë janë ndjekur penalisht si të përfshirë në trafikun e drogës.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), Shqipëria është burimi i vetëm i huaj për trafikimin e njerëzve në MB.

 

Rreth 947 raste të reja u referuan në 2018, me një rritje prej më shumë se 50 përqind që nga viti 2015.

Specialisti ndërkombëtar i zbatimit të ligjit Steve Harvey thotë se shumica e djemve dhe të rinjve shqiptarë, trafikohen edhe në praninë prindërve të tyre me premtimin për përfitimin e shumave të mëdha të parave nga trafikantët.

Trafikantët dhe shfrytëzuesit u premtojnë atyre para, shumë para, u premtojnë atyre një punë. Ka raste të tjera kur djemtë janë të mitur, ata u premtojnë atyre strehim, ose rroba, dhe gjëra që duhet të kenë” tha një burim anonim.

Në disa raste, anëtarët e familjes janë drejtpërdrejt përgjegjës për rekrutimin dhe shfrytëzimin e viktimave të trafikimit.

Disa janë kontrabanduar nëpër kamionë, disa të tjerë duke siguruar pasaporta false, ose duke hyrë me makinë ose traget.

Të njohur si Mafia Shqiptare, grupet punojnë sipas kodeve të tyre tradicionale të “besës”  për ti mbajtur premtimet që japin dhe gjithashtu përdorin “kanunin” (ligjet e lashta të gjakmarrjes).

Dhjetëra shqiptarë të që kryesonin trafikun e drogës janë arrestuar dhe burgosur në të gjithë Britaninë vitet e fundit.

Tani shqiptarët përbëjnë numrin e dytë më të lartë të shtetasve të huaj në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar në të cilat vetëm 760.433 janë për veprat penale të drogës. Vendin e parë e zënë polakët ku në Mbretërinë e Bashkuar numërohen rreth 1 milion polakë.

 

Bandat kriminale, shpesh të armatosura me armë, promovojnë stilin e jetës së tyre tek adoleshentët në Shqipëri.

Ashtu sic mund të jetë banda “Hellbanianz” e djemve shqiptarë në jug të Londrës.

Ata përdorin mediat sociale për të tërhequr rekrutë të rinj, duke dërguar mesazhe duke u mburrur me suksesin e tyre me para, makina luksoze, puro, femra dhe stoli.

Droga është në çmimin më të lirë që nga vitet 1990, dhe më e pastër se sa ka qenë për një dekadë.

Mijëra shqiptarë arritën në Mbretërinë e Bashkuar në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000, shumë prej tyre pretendojnë të jenë kosovarë.

Shumë prej tyre fillimisht merreshin me trafikun e femrave në rrugët e Londrës më pas vazhduan duke trafikuar njerëz në Mbretërinë e Bashkuar dhe tashmë trafikojnë armë dhe drogë në Britaninë e Madhe..

Por trafiku i qenieve njerëzore ka krijuar një tregti fitimprurëse për bandat e kontrabandës, të cilët marrin deri në 15,000 paund për ti marrë të rinjtë në Mbretërinë e Bashkuar.

Një 23-vjeçar shqiptar pagoi 5,000 € për tu çuar në Britani të Madhe, ku ai dëshironte të studionte dhe të gjente një vend pune.

Në pamundësi për të mbijetuar financiarisht, ai filloi të shiste kanabis dhe sasi të vogla kokainë për një nga bandat, por u kap dhe u deportua përsëri në Shqipëri.

Tani me një rekord kriminal dhe kufizime në të drejtën e tij për të udhëtuar, e ardhmja duket e zymtë.

Por në të kundërt, Samet Mata ka arritur të krijojë një jetë të re këtu në Mbretërinë e Bashkuar pas neglizhencës, rrahjeve dhe abuzimit të fëmijërisë së tij në Shqipëri, megjithëse vuan nga çrregullimet për shkak të stresit të përjetuar.

Tashmë ai është duke studiuar zdrukthtari në kolegj, dhe po jeton një jetë më të mirë sesa mund ta imagjinonte ndonjëherë në atdheun e tij.

Megjithatë, për shkak se ai tashmë është 18 vjeç, autoritetet britanike synojnë ta deportojnë Samet në Shqipëri.

Babai i tij kujdestar John Stokes ka marrë më shumë se 60 fëmijë në 30 vjet në shtëpinë e tij në Gloucestershire të Jugut dhe po drejton një fushatë kombëtare për të ndaluar autoritetet britanike  të deportojnë Sametin në Shqipëri.

“Që kur Samet erdhi këtu për t’u bashkuar me familjen tonë, ai është tjetër njeri, është entuziast. Në mënyrë tragjike, ëndrrat e tij janë copëtuar. Është një situatë dëshpëruese. Nëse ai kthehet në Shqipëri, ai do të bjerë menjëherë në duart e atyre që e trafikuan këtu. Ai ose do të përfundojë duke u dërguar për të punuar si skllav diku tjetër, ose më keq, do të zhduket sepse asnjë njeri nuk do e kërkojë atë“, thotë babai kujdestar i Samet Matës./abcnews.al

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje