“Fly Ernest” ndëshkohet nga Enti Kombëtar Civil Italian

Ndaje

Enti Kombëtar Civil Italian njoftoi njoftoi se ka pezulluar aktivitetin e kompanisë ajrore “Fly Ernest” duke filluar nga data 13 janar.

ENAC i kërkon kompanisë të kompesojë udhëtarët e saj dhe nuk e lejon të lëshojë bileta të tjera.

Masa e marrë mund të revokohet vetëm nëse kompania “Fly Ernest” siguron elementët e garancisë.

ENAC do të vazhdojë të monitorojë kompaninë “Fly Ernest” për të mbrojtur respektimin e të drejtave të pasagjerëve.

Më shumë se 80 persona janë lënë nga “Fly Ernest” paraditen e së premtes në aeroportin e ‘Tessera-s’ në Venezia të Italisë.

“Fly Ernest” ndodhet në listën e zezë të ENAC që prej 29 dhjetorit.

Kjo kompani ka një sjellje abuzuese edhe në aeroportin e Rinasit, Jo rrallë udhëtarët kanë qëndruar me orë të tëra në aeroport në pritje të avionit të kompanisë.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje