‘6 Janari’/Sfiduan temperaturat minus dhe erërat e forta, të rinjtë në qytetet...

‘6 Janari’/Sfiduan temperaturat minus dhe erërat e forta, të rinjtë në qytetet e ndryshme kapin kryqin e fatit

76
0
Shares

Temperaturat e ulëta në Korçe nuk i kanë penguar besimtarët të hidhen në ujë për të kapur kryqin e fatit.  Ne disa qytete eshte mbajtur ky ritual i pervitshem, dhe kryesisht kryqi eshte kapur nga te rinj te guximshem.  Në Korçë, kryqi është kapur nga Tomas Menkshi.

Pogradec-Në ujin e liqenit janë futur për të kapur kryqin 7 të rinj nga Pogradeci duke sfiduar kështu temperaturat e ulëta në -3 gradë. Andi (Klemente) Mitllari pasi ka hyrë në ujë së bashku me një grup të rinjsh ka dalë nga uji së bashku me kryqin.

Sarande-Besimtarët ortodoksë kanë festuar paraditen e sotme ditën e ujit të bekuar në Sarandë, ku u organizua hedhja e kryqit në ujë. Ceremonia e drejtuar nga Mitropoliti i Gjirokastrës Dhimitri, nisi me meshën në Kishë e Shën Harallambit dhe më pas besimtarët iu drejtuan bregdetit në Shëtitore.

Fier-Besimtarët e krishterë ne Fier sot  kane festuar  ditën e “Ujit të Bekuar”. Ceremonia ka nisur në kishën e Shën Gjergjit më pas një kortezh besimtarësh janë nisur nga Kisha duke përshkruar rrugën kryesore deri tek shatërvani për të kryer më pas ritualin e hedhjes së kryqit në ujë.

Kanë qenë tre të rinj nga qyteti i Fieri të cilët kanë guxuar të sfidojnë temperaturat e ftohta të ujit dhe kanë hyrë në shatërvan për të kapur kryqin, ndërsa ky moment është ndjekur nga qindra besimtarë. Kryqi është hedhur në ujin e shatërvanit nga imzot Nikolla ndërsa më pas është kapur nga një 16 vjeçar i quajtur Athanas Davidhi i cili më pas u bekua nga imzot Nikolla.

Durres-Ndërsa në Durrës, Mesha nisi në Kishën ortodokse “Apostull Pavli dhe Shen Asti” dhe më pas besimtarët iu drejtuan portit të Durrësit. Dhjetra besimtarë dhe qytetarë ishin të pranishëm për të parë hedhjen e kryqit në ujë. Sipas zakonit, të rinjtë sfiduan të ftohtin dhe u hodhën në ujë, me qëllim fitimin e trofeut. Nikolla Bici, 30 vjeç, arriti të sfidojë të ftohtin dhe të hidhet në det për të kapur kryqin.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY