Një media tjetër shkruan për vrasjen e Beqirit, pas saj qëndron banda...

Një media tjetër shkruan për vrasjen e Beqirit, pas saj qëndron banda e njohur “Los Suecos”

149
0
Shares

Nje tjeter media e njohur britanike kerkon te hedhe drite mbi ngjarjen kriminale ku mbeti i vrare shqiptari Flamur Beqiri.

Pas Daily Mail, Mirror shkruan se nje bandë e njohur kriminale, që po terrorizon me vrasje zonën e ‘Costa del Sol’ në Spanjë mendohet se qëndron pas vrasjes së shqiptarit Flamur Beqiri në Londër.

Flamur Beqiri, 36 vjeç, u qëllua për vdekje teksa ishte me të shoqen dhe djalin e vogël përpara shtëpisë luksoze në Londër.

Tashmë policia britanike mendon se grupi ku bënte pjesë dikur në Suedi shqiptari, është përfshirë në një përplasje të fortë me një bandë të frikshme në jug të Spanjës.

“Los Suecos”, ose ndryshe Suedezët, dyshohet se kanë urdhëruar vrasje, rrëmbime dhe shkatërrime pronash për rivalët kundërshtarë.

Lideri i bandës është Amir Mekky, një 22-vjeçar që është në arrati që kur i shpëtoi një operacioni me 120 policë spanjollë.

Ai u qëllua në këmbë dhe tre bashkëpunëtorë të tij u vranë në Malmo të Suedisë pesë muaj më herët. Burimet suedeze thonë se krimi ishte porositur nga banda e lidhur me shqiptarin Beqiri.

Burimi: The Mirror

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY