Jo vetëm Presidenti Meta, dhe Avokati i Popullit padi kundër Ardian Dvoranit

0Shares
0

Avokati i Popullit ka paditur Këshillin e Emërimeve në Drejtësi në lidhje me procedurat e ndjekura për listat e vakancave për në Gjykatën Kushtetuese, çështje kjo që solli shumë përplasje politike, kryesisht të Presidentit, Ilir Meta me kreun e KED, Ardian Dvorani.

Padia është regjistruar në Gjykatën Administrative të Apelit më 31 dhjetor të 2019. Institucioni i Avokatit të Popullit e kishte paralajmëruar që me datë 19 dhjetor të vitit që lam pas një padi të tillë, ku me anë të një reagimi publikoi një raport të gjatë rreth KED.

Ndërkohë kërkohet është shfuqizimi i neneve të caktuar në disa vendime të KED-së, njofton Report.

Ndërkohë në raportin e publikuar më parë nga Avokati i Popullit ndaj KED, theksohej se gjatë hartimit të rregulloreve të funksionimit të KED u konstatua një përpjekje për të kufizuar kompetencat ligjore të institucionit të Avokatit të Popullit për të marrë pjesë në mbledhje, duke “parashikuar një kufizim të mëtejshëm të transparencës së Këshillit”.

Avokati i popullit ashtu si presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të hedh akuza ndaj kreut të KED duke thënë se është vërejtur mungesë transparence në ngritjen e KED. Ngritja e Gjykatës Kushtetuese ka sjellur një përplasje mes presidentit dhe mazhorancës, por edhe mes Presidentit dhe kreut të KED, Ardian Dvorani.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje