FOTO/Sulm ajror me dron, si u ekzekutua gjenerali iranian, vrasja rrit tensionet...

FOTO/Sulm ajror me dron, si u ekzekutua gjenerali iranian, vrasja rrit tensionet ShBA – Iran

200
0
Shares

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar tashmë edhe pamje të reja të vendit ku u sulmua dhe u vra gjenerali i trupave të QUDS-it, Qasem Soleimani.

Soleimani është vrarë me urdhër të presidentit të SHBA’së, Donald Trump, duke qenë se kishte kërcënuar disa herë Washingtonin zyrtar dhe konsiderohej si një prej armiqve më të ashpër  të Amerikës.

Gjenerali Soleimani ishte duke udhëtuar me një veturë  në drejtim të aeroportit të Bagdadit, kur është qëlluar përmes një sulmi ajror të Shteteve të Bashkuara.

Gjithçka që ka mbetur pas sulmit ajror amerikan janë makinat e bëra shkrumb e hi. Ndërkohë trupin e Soleimanit kanë arritur ta indentifikojnë vetëm përmes unazës, duke qenë se ishte bërë copash nga sulmi.

Sulmi përmes dronit të armatosur vjen tre ditë pasi protestuesit sulmuan ambasadën amerikane në Bagdad, duke u përplasur me forcat amerikane. Pentagoni ka deklaruar se Gjeneral Soleimani ishte ai që kishte aprovouar sulmet ndaj ambasadës.

Gjenerali 62-vjeçar Soleimani ka qenë udhëheqës i operacioneve ushtarake iraniane në Lindjen e Mesme si kreu i forcës elitare ‘Quds Force’ të Iranit.

REAGIMET E LIDEREVE TE DY VENDEVE 

Ky sulm ka shkaktuar paralajmërime për një “përshkallëzim të rrezikshëm” në rajonin e lindjes së mesme ndërmjet SHBA-së dhe Iranit.

Përmes një deklarate të bërë ditën e premte, Presidenti iranian Hassan Rouhani ka bërë të ditur se “Martirizimi i Soleimanit do ta bëjë Iranin më vendimtar për t’i rezistuar ekspansionizmit në Amerikë dhe për të mbrojtur vlerat tona islamike. Pa dyshim, Irani dhe vendet e tjera që kërkojnë liri në rajon do të marrin hakmarrjen e tij”.

Ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif, e ka cilësuar sulmin “akt ndërkombëtar të terrorizmit” në një postim në Twitter, duke thënë se Shtetet e Bashkuara “kanë përgjegjësi për të gjitha pasoja e avanturizmit të tyre mashtrues”.

Një deklaratë e Pentagonit thoshte se: “Nën drejtimin e presidentit, ushtria amerikane ka ndërmarrë një veprim vendimtar mbrojtës për të mbrojtur personelin amerikan jashtë vendit duke vrarë Qasem Soleimanin”.

Kjo deklaratë  thotë se sulmi kishte për qëllim pengimin e planeve të ardhshme të sulmit iranian. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të mbrojtur njerëzit tanë dhe interesat tona kudo që janë në të gjithë botën”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY