Babai I ‘Zogut të Tiranës”: Hermesi nuk ka asnjë faj, kanë sajuar...

Babai I ‘Zogut të Tiranës”: Hermesi nuk ka asnjë faj, kanë sajuar akuzat

146
0
Shares

Babai i Hermes Nikajt, njohur ndryshe si ‘Zogu i Tiranës’ mohoi sot akuzat kundër djalit të tij për prostitucion dhe shfrytëzim prostitucioni gjate nje emisioni direkt ne nje tv local te Tiranes.

Mariglen Nikaj ka telefonuar në emisionin e mëngjesit në Report Tv, ‘Shtypi i ditës dhe ju’ drejtuar nga Andi Kapxhiu, duke u shprehur se djalin ia kanë futur në qorrsokak.

Intervista e plotë e babait të Hermes Nikajt në Report Tv

Përshëndetje! Jam një qytetar i Rrugës së Durrësit, kam një problem që lidhet me konfliktin tim të interesit. Ka kohë që rreth një muaj e gjysmë që të gjithë qytetarët janë të frustruar nga disa lajme të habitshme për një djalë që është në burg tani,gazetar Hermes Nikaj. Jo vetëm që janë të gënjeshtra të gjitha ato që flasin gazetat dhe televizionet, por një gazetar nëse është i ndershëm duhet të shkojë ta pyesë atë djalin që është në burg. Si ka mundësi që shkruhet dhe nuk jepet emri në gazetë, jam i sigurt se i merr të gatshëm nga OPGJ-të dhe i shkruan.

Ju çfarë e keni Hermesin?

Unë jam i ati i atij. Prandaj të thashë se flas për konflikt interesi dhe të gjithë këto lajme, nuk e di kush i suporton.

Ju thoni se nuk ka lidhje fare me këtë histori?

Djali im nuk ka lidhje dhe atje ku shkuan dhe i kapën në autostradë në dhomë, janë të gënjeshtra. Në çdo rast policia fotografon dhe i jep në lajme, ndërsa në atë dhomë kanë qenë të tre duke ndenjur, as lakuriq, janë gënjeshtra të disa njerëzve të korruptuar në polici që me siguri edhe ata do i fshijë vetingu.

Gjykata, sepse djali juaj e apeloi shkallën e parë dhe sërish e la në burg, si e shpjegoni?
Gjykata e la në burg, në seancën e gjyqit nuk na futën fare. Djali im më tha se tre sekonda foli, foli prokurori dhe tre anëtarët e trupit gjykues, nuk dhanë asnjë argument tjetër,  e morën cdo gjë të mirëqenë. Ata i thanë 15 ditë burg dhe ata e mbajtën e akoma, por si mund ta mbash, kur tjetri jep 15 ditë dhe ata e kthejnë, si mund ta kthejnë kush i bën presion?

Pse e ka ngatërruar djalin tuaj në këtë histori?

Tre veta janë gjithsej dhe asnjë argument nuk kanë, jo ka marrë lekë, jo ryshfete, jo ka një makinë Range Rover, jo apartament, ai 200 mijë lekë të vjetra në bankën e shtetit. Janë të gjitha mashtrime dhe janë njerëz të vecantë që e kanë bërë këtë punë. Se nuk ka mundësi. Kam një shtëpi modeste, jam 70-vjeç në Rrugën e Durrësit.

Ju thoni se nuk ka lidhje?

Jo vetëm që nuk ka lidhje, por njerëz të veçantë kanë shkuar dhe e kanë çuar mish për top. Edhe ajo goca që del me emra në televizione në rehabilitim atje, ajo 10 vjet më e madhe se djali im, edhe e paska marrë djali im për dore e paska hipur në katin e pestë, a ka më budallik se kjo?

Kush janë këta që e kanë çuar mish për top?

Jo mundet, po as nuk diskutohet.

Por kush janë këta njerëz?

Shumë shpejt kam edhe unë njerëzit e mi dhe do të bëj një artikull, por shyqyr zotit që ju më dhatë një mundësi që të flas, ju falenderoj nga zemra që më dhatë një mundësi. Por ju them se e gjitha është e sajuar, ky kalvar. Ai jo vetëm që nuk ka makina Range Rover, ai është një djalë si gjithë të tjerët me punë ne vet ka punuar në disa televizione. E si ka mundësi një nga njerëzit që ka punuar kaq vite të mos thotë një fjalë të mirë për atë, por kanë dalë tre gazetarë…

Ju keni komunikuar me djalin, cfarë iu ka thënë?

Unë komunikoj cdo 7 ditë. ‘Absolutisht asgjë nuk kam bërë’ thotë baba, edhe u qëndron fjalëve, as kam marrë lekë dhe as ryshfet dhe as prostitucion. Ku e panë ata lakuriq? Ishin 10 vetë tha ky i policisë, 10 meshkuj dhe femra duke kërcyer, por janë të gënjeshtra nga më të tmerrshmet. Unë po flas se jam i revoltuar. Ai ka një dhomë të vogël atje dhe as më tepër, cfarë ka? Ku janë këta Ranger Rover apo butiku në privatësi pas  9-katsheve? Janë gënjeshtra dhe të sajuara.

Cili është apeli juaj për këtë padrejtësi që mendoni se po i bëhet djalit tuaj?

Në radhë të parë dua që gjykata ta shikojë këtë problem dhe të shikojë se cilët ishin këta njerëz të cilët e kanë ngatërruar dhe e kanë futur në këtë qorrsokak. Kjo është një sagë e sajuar nga njerëz të vecantë të policisë. Pas dy apo tre ditësh prapë do të dalë emri i atij,  edhe asnjë lloj versioni, vetëm shfrytëzim prostitucioni. Në shtëpinë tonë nuk ka ardhur një kontroll policie. Unë komunikoj cdo ditë me atë në telefon, sepse telefonat atje janë…flasim përmes telefonit të shtëpisë. Është një gjendje të mirë, ‘jam mirë’ më thotë por është i stresuar, pasi është vetëm në një dhomë i mbyllur tek, pa asnjëri. Si mund të rrijë një njeri, edhe kafsha nuk rri dot vetëm.

Të falenderoj për telefonatën

Edhe unë të falenderoj dhe që më the mundësi. Edhe një detaj të vogël. Si ka mundësi që një gazetar të mos shkojë atje brenda ti bëj një intervistë, të dëgjojë edhe fjalët e atij….Gazetari ka të drejtë të hyjë kudo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY