Një festues dogji shtëpinë e tij me fishekzjarre

Një festues dogji shtëpinë e tij me fishekzjarre

43
0
Shares

Një qytetar dogji shtëpinë e tij, duke hedhur fishekzjarre  në Shkup, Maqedoni e Veriut.

‘Në orën 23:00, pas paraqitjes për zjarr në rrugën Krste Misirkov, mbrapa ‘26 Korrikut Bit Pazar’, në tarracë, gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike-raketa, ka shkaktuar zjarr në të cilin është shpëtuar pronari i cili ishte pa ndjenja. Menjëherë është ftuar ekipi i Ndihmës së Shpejtë, e cila e ka dërguar të lënduarin në spital’, thonë zjarrfikësit.

Njësiti Territorial i Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit gjatë mbrëmjes së natës së Vitit të Ri ka bërë 8 ndërhyrje, të cilat kanë mbaruar me sukses.

Ka pasur disa dëme materiale nëpër Shkup, ndërkaq vetëm në rastin e lartpërmendur ka person të lënduar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY