VIDEO/Policia rikthehet në Xibrakë, kapet një person me një sasi droge

VIDEO/Policia rikthehet në Xibrakë, kapet një person me një sasi droge

61
0
Shares

Policia Rrugore e Elbasanit  bazuar edhe në disa informacione të marra në rrugë operative se një automjet po transportonte lëndë narkotike në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, është  organizuar se bashku me policine e Shtetit për bllokimin e tij.

Falë një operacioni të koduar si “Xibraku”, në aksin Elbasan-Librazhd, pranë Xibrakës, Policia Rrugore ka ndaluar një “Hyundai” të drejtuar nga H.V, banues në fshatin Cfir të Ballshit. Nga kontrolli  në bagazh, Policia ka gjetur 2 thasë me kanabis, 11.6 kg në total.

Ata arrestuan në vend, H.V, 64 vjeç, banues në Ballsh, që ishte dënuar edhe më parë për  prodhim dhe shitje të narkotikeve.

Atij iu sekuestruan droga, 2 telefona celularë, makina Hyundai që ishte e vetja. Dosja e tij i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

ElbasanPolicia Rrugore e DVP Elbasan, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Policisë Rrugore, parandalon dhe godet një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike.Finalizohet operacioni policor "Xibraku".Sekuestrohet rreth 11.6 kg lëndë narkotike cannabis sativa.Vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike.Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Policisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në përmbushje të detyrave të përcaktuara në planin e masave të fundvitit për rritjen e kontrollit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe evidentimin dhe goditjen e personave që tentojnë për të ushtruar veprimtari kriminale, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se një automjet po transportonte lëndë narkotike në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, kanë organizuar punën për bllokimin e mjetit, duke finalizuar operacionin policor "Xibraku".Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ne fshatin Xibrakë, shërbimet e Policisë rrugore kanë ndaluar automjetin tip Hyundai me drejtues shtetasin H. V., banues në fshatin Cfir të Ballshit. Nga kontrolli fizik i këtij automjeti, në bagazhin e tij, punonjësit e Policisë kanë gjetur e konstatuar 2 thasë të mbushur me lëndë narkotike bimore të llojit cannabis sattiva, me peshë totale 11.6 kg. Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për hetimin e narkotikëve në DVP Elbasan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. V., 64 vjeç, banues në Ballsh, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve". Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, 2 telefona celular dhe automjeti tip Hyundai në pronësi të shtetasit H. V.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Publiée par Policia e Shtetit sur Mardi 31 décembre 2019

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY