Rama nuk harron sulmet ndaj Mustafës dhe Kurtit në mesazhin e fundvitit:...

Rama nuk harron sulmet ndaj Mustafës dhe Kurtit në mesazhin e fundvitit: Pozitat kanë më shumë rëndësi se Kosova

38
0
Shares

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në videon e fundvitit ka hapur sërish temën e Kosovës, duke hyre kete here në çështjet e brendshme të saj.

Rama kete here foli dhe për moskrijimin e Qeverisë nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili i ka fituar zgjedhjet, dhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, të cilën nuk u pajtuan për një marrëveshje qeverisëse.

Rama ndërsa ka folur për Minishengenin rajonal, ka thënë se nuk është një Jugosllavi e re, siç e thonë sipas tij ata që nuk arrijnë ta bëjnë një qeveri, pasi më rëndësi kanë ndarjen e karrigeve.

Shengeni Rajonal nuk është një Jugosllavi e re, siç thonë ata që nuk bëjnë dot as një qeveri me dy parti, në Kosovën që e duan aq shumë. Sepse (mesa duket kur vjen puna tek bashkimi i forcave për ta qeverisur Kosovën, ndarja e karrigeve ka më shumë rëndësi se Kosova e mbetur në udhëkryq, pa strategji e pa qeveri)”, ka deklaruar Rama në video-adresimin e bërë për fundvit.

Ai më tej thotë se ata (Kurti e Mustafa) dhe të tjerë janë mbledhur për ta sulmuar atë.

Po shyqyr janë të bashkuar bukur mirë, pa dallim partie e madje edhe me do ustallarë në Tiranë, për ta hedhur Kosovën kundër ‘vëllaut të Vuqiqit’ në Shqipëri, duke i’a prishur gjakun dhe errur sytë njerëzve në Kosovë, me dokrra patetike e me rrena patriotike”, ka deklaruar Rama.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY