EMRI/Mblidhet Komiteti i Rindërtimit, Rama proprozon sekretarin

Ndaje

Po zhvillohet këtë të hënë të fundvitit mbledhja e tretë e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit. I pranishëm në mbledhje është edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha në fjalën e tij se propozon në postin e Sekretarit të Komitetit të Rindërtimit Ilir Hoxhollin.

Sipas tij, ky post është i rëndësishëm për faktin se kryetari i Komitetit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj, është emëruar edhe ministër për Rindërtimin.

Përpara se t’i jap fjalën drejtuesit për të bërë një përditësim të situatës, dëshiroj që të ndaj me ju mendimin  që në kushtet kure kryetari i komitetit, zoti Ahmetaj është emëruar ministër për Rindërtimin, do të caktojmë një sekretar të komitetit dhe me shumë kënaqësi do të propozoja, që zoti Ilir Hoxholli, që ndajmë një eksperiencë pune dhe përfaqëson pjesën tjetër, organizatat solidare për njerëzit në nevojë.

Ai garanton një pjesëmarrje të drejtpërdrejt edhe në procesin e koordinimit, duke garantuar një ndërveprim konkret, cdo hap me të gjithë faktorët e tjerë dhe duke garantuar edhe praninë një syri më të dedikuar në aspektet e transparencës”, tha Rama.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm👐🏿🇦🇱Mbledhja e Tretë e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit

Publiée par Edi Rama sur Lundi 30 décembre 2019

vijonn

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje