Daja i ‘Padrinos’/Prokuroria apelon lirimin e Viktor Ymerit

Daja i ‘Padrinos’/Prokuroria apelon lirimin e Viktor Ymerit

295
0
Shares

Prokuroria e Elbasanit kundërshton lirimin nga burgu të Viktor Ymerit, i konsideruar si një nga njerëzit më problematikë në Vlorë.

Mësohet se ajo ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Elbasanit në Gjykatën e Apelit në Durrës pasi pretendon se lirimi I tij ishte i jashtëligjshëm

Prokuroria thotë se gjykata ka zbatuar gabim ligjin, pasi ka llogaritur si ditë dënimi ditët e punës të kryera në burg.

Viktor Ymeri u dënua me burgim të përjetshëm në 23 qershor 2017 nga gjykata e shkallës së parë e Durrësit. Më pas Apeli me 18 nëntor 2018 e rrëzoi vendimin, duke e dënuar me 25 vite burgim.

Mirëpo koha e përllogaritjes së shlyerjes së këtij dënimi, sipas gjykatës së Apelit, Viktor Ymerit, i fillon në 29 qershor 1999, dhe që prej kësaj dite e deri më tani, pjesa më e madhe e dënimit prej 25 viteve burgim thuajse se është kryer.

Viktor Ymeri ose siç njihet ndryshe në Vlorë “Tori i Xhihanes”, është daja i Edison Harizaj, një personazhi mjaft të njohur për sa i përket botës së krimit të Vlorë dhe jo vetëm. Edisoni, u qëllua për vdekje në Durrës me 52 plumba teksa po kthehej në Vlorë së bashku me një nga shokët e tij Genci Caci, i cili mbeti i vrarë në këtë atentat mafioz.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY