Vasili: SPAK te hetoje pergjimet e Zogut te Tiranes per blerjen e...

Vasili: SPAK te hetoje pergjimet e Zogut te Tiranes per blerjen e votave

58
0
Shares

Ne lidhje me pergjimin per blerjen e votave ne Tirane me 30 qershor 2019 reagoi nënkryetari i LSI, Petrit Vasili. Ai tha se SPAK nuk duhet t’i shmanget kësaj çështje kryesore.

“Në përgjimet e fundit del qartë se si 30 qershori ishte një këllirë politike dhe përgjimet e të famshmit Zogu i Tiranës dhe Dajanës vërtetojnë sheshit blerjen e neveritshme të votës për të legjitimuar votimet moniste të Edi Ramës.

Nëse SPAK i bën bisht hetimit të krimit elektoral qeveritar ashtu siç bëri prokuroria e Arta Markut, që i çoi dosjet në Dibër, kujt i duhet më ky SPAK?

Një SPAK që do t’i shmanget çështjes më kritike në Shqipëri, ku qeveria dhe krimi të bëra njësh grabisin votën me para e kërcënime gjithfaresh pushtetin e qytetareve, është një SPAK, që vdes pa lindur ende”, komentoi Vasili.

Pergjimi:

Dajana: Zogu, votove ti motra?

Zogu: Jo akoma.

Dajana: Shko të lutem se më duhet shenja jote, ta çoj me foto, të kam motra zemër.

Zogu: Po mi.

Dajana: Se është orari që e ke fiks, hajt të jap motra njëzetmijë lekësh, shko.

Zogu: O sa mirë, kur, tani? Ja për gjysëm ore.

Dajana: Ik motra se në orën shtatë mbyllen qendrat e votimit.

Zogu: Bëje gati njëzet mijë lekëshin.

Dajana: Ta bën motra, ta bën motra, por merr edhe ndonjë këto grupin e gatshëm, votojnë këto?

Zogu: Ku di unë, ç’i du këto po votoj për vete, ta çoj me aplikacion po hec..

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY