Deshmia e vrasesit te Brunildes ne France, rrefen pse kreu krimin

Deshmia e vrasesit te Brunildes ne France, rrefen pse kreu krimin

65
0
Shares

Teksa vijojnë hetimet për vrasjen e 37-vjeçares shqiptare, Brunilda Sadushi  Kovaçi në Francë, detaje të reja kanë dalë në dritë të cilat zbërthejnë atë çfarë ndodhi natën e Krishtlindjeve në Mugins në afërsi të Kanës.

Sipas mediave franceze është zbuluar autori i ngjarjes kriminale, dhe bëhet fjalë për një 28-vjeçar që jetonte në mes Kanës dhe Le Cannet dhe punonte si shofer kamioni  i cili është arrestuar që prej ditës kur ka kryer krimin .

Ai ka tereguar para autoriteteve krimin e bërë ndërsa ka thënë se në ato momente kishte ‘humbur arsyen’.  Gjatë një daljeje për shtyp, prokurori i çështjes, Fabienne Atzori, konfirmoi se i dyshuari 28 vjeç, kishte pranuar se kishte vrarë nënën me një fëmijë të mitur gjatë natës së 24-25 dhjetorit pas një mosmarrëveshje që kishte patur me të.

Sipas prokurorit, i riu nga Kana kishte paguar për të kryer marrëdhënie seksuale me shqiptaren të cilën më pas e vrau dhe e transportoi në Mougins, rreth 9 kilometra larg, ku edhe u gjet e zhveshur dhe e djegur pjesërisht.

‘I riu pranoi se e kishte takuar viktimën në 24 dhjetor natën, pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, pasi për shkaqe që do të konfirmohen më vonë humbi arsyen e tij, e kishte mbytur atë dhe pasi kishte bërë këtë veprim zgjodhi ta transportonte viktimën  në një vend që ai e dinte se ishte i përshtatshëm që të zhdukte trupin ‘ tha prokurori.

Ai tregoi se e njihte viktimën si një klient i rastit por ajo çfarë I ka habitur jo pak autoritetet ka të bëjë me deklaratën e e tij pasi tha ka patur me viktimën një marrëdhënie gati miqësore.

Fabienne Atzori e ka përshkruar autorin si një djalë të ri me precedentë të mëparshëm penal por nuk zbuloi identitetin e tij. Një autopsi e viktimës pritet të kryhet të hënën, ndërsa prokurori tha se deklaratat e të dyshuarit ‘ janë në përputhje me vëzhgimin mjeko-ligjor paraprak.’.

Mediat franceze teksa publikuan lajmin për shqiptaren, shkruanin se ajo u gjet e vrarë në një park në Mougins të Francës. Trupi i gruas shqiptare, që mendohet se ka qenë prostitutë, u gjet pjesërisht i djegur dhe i zhveshur në ditën e Krishtlindjeve.

Sipas grupit hetimor, ndër shenjat dalluese që çuan në identifikimin e viktimës, ishte një tatuazh në krahun e saj, me emrin e një mashkulli shqiptar.’La provence’ shkruante se një person është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim, ndërsa nuk dihet nëse është një nga klientët e 37-vjeçares, apo tutori i saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY