Mes tensioneve Mali i Zi voton ligjin për flamurin dhe simbolet kombëtare...

Mes tensioneve Mali i Zi voton ligjin për flamurin dhe simbolet kombëtare shqiptare

62
0
Shares

Pas sherreve, debateve dhe zenkave, parlamenti i Malit të Zi mbrëmë ka votuar Ligjin për flamurin dhe simbolet kombëtare shqiptare.

Ky ligj pritet që të rregullojë të drejtat e shqiptarëve në përdorimin e flamurit dhe simbolet kombëtare ndërkohë që edhe do të detyrojë institucionet që të respektojnë atë, njofton INA.

Ndër të tjera ky dokument përfshinë rregullimin normativ dhe zbatiminnë praktikë në sferen e përdorimit të gjuhës dhe shkrimit, arsimit në të gjitha nivelet, kulturës dhe traditës, informimit, identitetit kombëtar, individual dhe kolektiv, participimin politik dhe përfaqësimin në organet shtetërore, politiken ekonomike zhvillimore.

Mali i Zi që në vitin 2008, bazuar në dispozitat kushtetuese dhe Ligjit mbi të Drejtat dhe Liritë e Popujve Pakicë për periudhën 2008-2018, ka aprovuar Strategjinë e Politikave të Pakicave Kombëtare, si dokument themelor i planifikimit që përcakton politikën e Qeverisë së Malit të Zi në fushën e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të popujve pakicë, gjegjësisht obligimin e organeve shtetërore për krijimin e kushteve për përmirësimin dhe avansimin e kushteve jetësore në të gjitha sferat e saja,gjatë zbatimit të dokumentit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY